Top Channel është televizioni i parë kombëtar që ka implementuar një platformë VOD duke vendosur falas programacionin e tij për shikuesit. Aplikacioni Top Channel i cili është i përshtatshëm për të gjitha pajisjet TV dhe Celulare që lidhen me internet të lejon gjithashtu dhe shërbimin “catch-up”, kthimin e programeve pas në kohë, në mënyrë që të vazhdojë të mbajë audiencën e tij.
Një tjetër televizion që ka krijuar një aplikacion të ngjashëm si ai i Top Channel, është rivali i tij, TV Klan. Televizioni Kombëtar Klan, prej afro 1 viti dominon në tregun e aplikacioneve, me “Klani Im”. Ashtu si Top Channel, por më i avancuar dhe më me lehtësi në përdorim, ky app është i përshtatshëm për të gjithë pajisjet me internet dhe të lejon të kthesh programin sipas guidës programore deri në një javë pas.
Përveç kësaj, në këtë aplikacion gjenden gjithashtu në transmetim të drejtëpërdrejtë afro 15 kanale shqiptare informative dhe argëtuese të cilat transmetojnë përmes platformës dixhitale të televizionit.
RadioTelevizioni Shqiptar gjithashtu ka qënë ndër të parët që ka krijuar një aplikacion të ngjashëm me TV Klan.
Aplikacioni “RTSH Tani” ruan të njëjtat karakteristika si ai i Klan duke përfshirë gjithashtu në transmetim të drejtëpërdrejtë dhe kanale të platformës dixhitale të entit publik.