Politika e Privatësisë

INFOMEDIA ALBANIA

INFOMEDIA ALBANIA

Politika e Privatësisë

InfoMedia Albania ofron shërbim si një portal informativ rreth medias dhe televizionit në Shqipëri, dhe më gjerë përmes portaleve simotra tonat InfoMedia Kosova dhe InfoMedia Maqedonia të adminsitruara në tërësi nga networku mediatik GO DigitalMedia. Përveç aksesimit të informacionit që ne shpërndajmë por njëherazi edhe të kryeni blerje të hapsirave tona të reklamimit në internet, përmes “PayPal”.

Gjatë përdorimit të portalit tonë ju përdorni ndani disa informacione me ne. Privatësia juaj është një përparësi për ne dhe në përgjigje të GDPR, rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave të Bashkimit Evropian që hyn në fuqi më 25 Maj 2018 ne kemi rifreskuar Termat dhe Politikën e Privatësisë.

Edhe pse nuk është e domosdoshme për vendet jashtë Europës, duke qenë se ne kemi një audiencë të lartë nga përdorues të Bashkimit Europian do i aplikojmë këto përditësime në rang global duke përfshirë, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Shpjegimi i Termave

Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi “GoDigital Media” apo termi “IMA” dhe “NE” nënkupton GoDigital Media. (me të gjitha degët dhe kompanitë vartëse).

Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: perdoruesit, blerësit, kontraktuesit dhe konsumatorët, apo të tjerët të cilët drejtpërdrejtë apo tërthorazi shfrytëzojnë apo përdorin ndonjë nga shërbimet e GoDigital Media.

Kjo politikë aplikohet per çdo hapsirë që është lancuar, administrohet apo është në pronësi të GO Digital Media.

Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëherazi autorizoni GO Digital Media që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.

Plotësimet dhe Ndryshimet e Politikës së Privatësisë

Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë.

Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.

Mbledhja e të Dhënave Personale

Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) kur ju:

  • Shfrytëzoni shërbimet tona;
  • Korrespodoni me ne në lidhje me shërbimet tona, dhe;
  • Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.

Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë si vijon:

Informatat qe ju i ofroni për ne, si:

Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit

Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, experienca, edukimi dhe preferencat tuaja.

Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim indentifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.

Të dhënat automatike

Informata që lidhen me nderveprimin tuaj me shërbimet tona;

Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa apo te shënimeve tjera te pajisjes.

Informatat e kompjuterit, siç mund të jenë statistikat e shikimit të faqeve nga ana  juaj, qarkullimi për apo nga sajtet e caktuara, linqeve, referimet URL, IP adresat tuaja, historinë tuaj të shfletimeve apo të dhënat tuaja të kyçjes në sitet tona, apo partnereve tanë.

Termat e kërkimit.

Të dhënat duke përdorur cookies

Cookie eshte nje skedar standard qe vendoset ne kompjuterin apo pajisjen e juaj. Ne mund te perdorim cookies apo teknologjitë e ngjajshme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së emailit ne menyre qe te ofrojmë shërbime sa me relevante. Edhe pse shumica e shfletuesve te internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi te pranimit, lajmërimit apo refuzimit te tyre ne momentin qe tentohet vendosja e tyre ne kompjuter apo pajisje. Gjithsesi nje pjese e shërbimeve tona mund te mos funksionoje si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi i juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim edhe cookies per mirëmbajtje te sesionit edhe cookies te vazhdueshme ne menyre qe te kuptojmë me mire se si nderveproni me shërbimet tona, si: shkrimin e artikujve, personalizimin e përmbajtjes qe ju shfaqim perfshire reklamat apo ruajtjen e preferencave tuaja.

Të dhënat nga burime të tjera

Ne mund të plotësojmë të dhënat personale që ne mbledhim me informacione nga palët e treta dhe të shtojmë atë në informacionin e llogarisë suaj. Për shembull, ne mund të mbledhim dhe të përdorim informacione demografike që janë publikisht në dispozicion, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.

Personalizimi nëpër pajisje të ndryshme. Kur ju qaseni në portalet tona nga shfletuesi apo pajisja ne e asocojme shfletuesin me ate shfletues apo pajisje me llogarinë tuaj për qëllime autentifikimi, sigurisë dhe personalizimit. Shembull: nëse ju vizitoni nje artikull mbi serialet ne laptop, ne mund te ju shfaqim reklama ne lidhje me serialet në pajisjen tuaj celulare.

Te dhënat nga ueb faqet e palëve te treta. Ne përdorim informata te përshkruara ne kete politike te privatësisë per te na ndihmuar te shfaqim reklama me relevante per ju, te masim efektivitetin e tyre dhe te njohim paisjet tuaja qe te ju shërbejmë reklama. Ju gjithashtu pranoni edhe marrjen e informacionit të mësipërm nga bashkëpuntorët tanë siç janë kompanitë e reklamimit.

Të dhënat për procesim të pagesave

Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojme te dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryeni pagesat e marketingut në faqet që GO Digital Media ka në pronësi. Të gjitha pagesat kryhen përmes platformës “Pay Pal” e cila është ndër kompanitë më të njohura për pagesat online, e cila zbaton të gjitha rregulloret e privatësisë.

Ne mbledhim informacion vetëm për personin që ka kryer pagesën dhe numrin e pagesës në “Pay Pal”.

 

Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit

Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë:

  • Autentifikimin tuaj për qasje të sigurtë në shërbimet tona;
  • Ofruar shërbime të personalizuara dhe relevante;
  • Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj jush;
  • Si edhe për t’ju kontaktuar në lidhje me llogarinë tuaj dhe informacion mbi reklamat;
  • Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu;
  • Parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale;

 

Si i ruajmë te dhënat e mbledhura

Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e sherbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas shkëputjes së marëdhënieve me ne per të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.

Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bejmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.

Informatat te cilat i ndajmë dhe i shpalosim

Ne nuk i shesim te dhënat tuaja. Ne i përdorim të dhënat tuaja per te ju shërbyer me mire, si dhe per ti shfaqur reklamat qe ne mendojmë qe do te ju pelqejne.

Ofruesit e shërbimeve

Ne përdorim ofrues te shërbimeve per te kryer funksione dhe ofruar shërbime ne vendet ku ne operojmë. Ne përdorim shërbime te ndryshme te palëve te treta qe na ndihmojnë te operojmë ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverve apo aplikacioneve tona, apo te na ndihmoje te kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytics.

Ligji dhe interesi publik

Ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim te dhënat e tuaja personale nëse besojme qe janë arsyeshmerisht te domosdoshme per te qene ne përputhje me ligjin, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; per te mbrojtur sigurinë e çdo personi, per te mbrojtuj sigurinë dhe integritetin e platformës tone, përfshi ndihmën qe te parandalojmë spam, abuzim, apo veprime te pa lejuara ne shërbime tona. Për te adresuar mashtrim, çeshtje te sigurisë apo çeshtje teknike; apo per te mbrojtur te drejtat tona apo pronën e atyre qe përdorin shërbimet tona. Gjithsesi, asgje ne kete politike te privatësisë nuk ka per qellim te ju kufizoje ju per mbrojtje ligjore apo kundërshtim qe ju mund te keni ndaj palëve te treta, përfshi kërkesat e qeverive per shpalosje te te dhënave personale.

Si mund t’i kontrolloni te dhënat te cilat i keni ndare me ne?

Ju i kontrolloni te dhënat qe i ndani me ne. Ne cdo kohe ju keni mundësi të na kontaktoni në privacy@imalbania.com për t’ju vendosur në dispozicion te gjitha te dhënat e juaja personale/

Bartja

 

Go Digital Media ju mundëson qe te shkarkoni informatat te cilat i keni ndare nëpërmjet shërbimeve duke kontaktuar në privacy@imalbania.com.

Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale.

Sugjerimet dhe Ankesat

Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit privacy@imalbania.com.

Fëmijët dhe shërbimet tona

Sherbimet tona nuk jane per femijet nen moshen 13 vjecare, dhe nuk mund te perdorni sherbimet tona nese jeni ne moshen 13 vjecare. Per disa sherbime duhet te jeni mbi moshen 16 vjecare.

Ndryshimet ne kete Politike të Privatesise

Ne kemi mundësinë të ndryshojmë në çdo kohë politikën e privatësisë. Duke vazhduar te perdorni sherbimet që ne ofrojmë ju pranoni të gjitha kushtet e Politikës së Privatësisë.

Per çdo informacion te detajuar, ankese apo pakenaqesi ndaj politikave te IMAlbania.com, na kontaktoni ne info@imalbania.com .