Prezantuesja Arbana Osmani sezonin e ri televiziv do të jetë pranë publikut me programin e saj të ri “Dua të të bëj të lumtur”. Versioni shqiptar i formatit të njohur italian “C’è posta per te” është blerja më e fundit e Top Channel që ka vendosur të sjellë Osmanin në një tjetër zhanër. E ndërkohë që shumë prej personazheve telviziv kanë mbyllur sezonin Arbana sapo ka filluar punën për “Dua të të bëj të lumtur”.
Prezantuesja ka publikuar në llogarinë e saj të IG, disa foto gjatë xhirimeve në qytetin historik të Beratit, nga ka nisur edhe puna për realizimin e formatit të ri.