Çifti i Big Brother jep lajmin suprizë

Loja me çifte e Big Brother mesaduket, po ia arrin qëllimit për t’i bashkuar në një histori dashurie. Një prej çifteve të kirjuara në shtëpinë e Vëllait të Madh janë edhe Danieli dhe Fotinia, të cilët duken se kanë pasur fatin që të bashkohen pikërisht në një spektakël televiziv.

E ndërsa shumica e çifteve të krijuara brenda shtëpisë si edicionet e kaluara, kanë qënë shumë të rralla për të përfunduar në altar, Danieli dhe Fotinia tashmë kanë bërë planet për gjithçka.

Këtë vendim që e kanë marrë së bashku ata ua komunikojnë edhe banorëve të tjerë, teksa kanë dalë përballë tyre.
“Më 20 nëntor jeni të ftuar në dasmën tonë”, shprehet Danjeli, ndërsa Fotinia shton “dasma është për ditëlindjen e Danjelit”.

Edhe pse deklarata e tyre ka ardhur pas fërkimeve me Lupçen, Danjeli ka vendosur që ky i fundit të mbajë unazat
“Ti, Lupce edhe Katerina do jepni unazat, që ta dish”, i thotë ai Lupçes.

KOMENTO