Valer Kolnikaj është personazhi më i spikatur dhe më jetëgjatë që ka pasur ndonjherë Big Brother Albania, duke qendruar aktiv në tregun e showbizit. Valeri njihet shumë për zhurmat që shkakton me personazhet publik, një ndër to ishte edhe në spektaklin e vallzimit Dancing With the Stars me Tunën. Gjithmonë në qendër të mediave, Valeri është bërë pjesë e pa ndarë e tyre. Vitin që lamë pas ai është diskutuar shumë për fotot hot të tij dhe shumë provokuese por edhe ky vit nuk ka mbetur pas për Valerin. Valeri e nis vitin me një foto në shtrat në krahet e një vajze të panjohur. InfoMedia Albania ka kontaktuar Valerin i cili ka shpërthyer me deklarata drejtuar dy këngëtareve të njohura shqiptare.
I pyetur për foton “hot“ dhe tepër të guximshme publikuar orë më parë dhe nëse do ketë foto të tjera që do trondisin faqet e shtypit rozë Valeri ka thënë:
Do ketë shumë foto, këto deri tani janë veç një pjesë e vogël e fotove që kam të realizuara dhe atyre që do i bëj me shokun tim fotografin e POWER MEDIA, fotot janë shumë artistike dhe po thonë që shumë HOT.
Valeri para disa kohësh në rrjetet sociale me një ndër foto e tij që bëri shumë zhurmë sfidoi mbretëreshën e Instagramit Kim Kardashian, por me sa duket i ka ardhur koha një tjetër personazhi që ai ta sfidoj me foto më të guximshme.
“Më e guximshmja në Shqipëri është padiskutim Bleona Qerreti për fotot artistike dhe jo artistike, unë kam foto dhe më të guximshme se ajo pa trëndafila dhe pa duar para. Kurse për foto photoshop-i sfidoj Encën, unë pa photoshop ajo me photoshop (tashmë e dimë që është e kundërta e asaj që shikojmë në foto) e sfidoj kush do ketë elegancë më shumë.
Valeri është i paparashikuar dhe pritet që në vijim të vij në një tjetër projekt që do godasi tek publiku.