Platforma dixhitale në Gjermani Sky Deutschland ka bërë eksperimentin e parë të transmetimit per gjeneratën e re të televizorëve Ultra Hd.
Eksperimenti i parë është bërë më 1 Gusht në ndeshjen e ligave të Bundesligës, midis Bayern Mynih-ut dhe Wolfsburg-ut, e cila është transmetuar drejtpërdrejt në formatin Ultra HD. Eshtë hera e parë që një transmetim direkt bëhet HDR.
Por ç’është formati HDR?
HDR quhet ndyshe High Dynamic Range. Ky është një sistem ku i njëjti imazh i nënshtrohet ekspozimeve të ndryshme për një kontrast sa më të mirë të ngjyrave. Ky i fundit lejon një transmetim më të mirë të programeve të ndryshme si evente dhe ndeshje futbolli por edhe më gjerë, për arsye të kontrastit të ngjyrave me një cilësi shumë herë më të mirë se formati aktual, pra High Definition.
Transmetimi i ndeshjes u mundësua nga gjigandi teknologjise “Sony”, i cili ofroi paisjet mjfat të sofistikuara të teknologjisë më të fundit. Ky event sportiv u filmua nëpërmjet kamerave HDR “Sony HDC-4300”, të cilat ishin lidhur me video monitoret “BVM-X300” nga u transmetuan në formate të ndryshme të HDR. Transmetimi i kësaj here ishte thjesht në një fazë eksperimentale, ku besohet se së shpejti do të vihet në jetë.
IMA / J. Kasaj