IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Genc Kondi: Shkelet konkurrenca mes televizioneve, AMA nuk vepron!

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Genc Kondi: Shkelet konkurrenca mes televizioneve, AMA nuk vepron!

Në legjislacionin që rregullon mediat elektronike në Shqipëri ka një boshllëk, që deri tani i ka shpëtuar vëmendjes së Parlamentit shqiptar, të ekspertëve ndërkombëtarë dhe të vetë operatorëve televizivë, të cilët deri tani e kanë injoruar këtë harresë.

ADVERTISEMENT

Boshllëku shumë i rëndë ka të bëjë me matjen e audiencës. Fjala është për një aspekt themelor, jo vetëm në rregullimin e konkurrencës së ndershme mes operatorëve televizive, por edhe në shpërndarjen e reklamës, që është pjesë përbërëse e një ekonomie moderne tregu.

Sikurse është zbuluar nga një investigim i kryer nga Shqiptarja.com dhe që po fillojmë ta publikojmë nga dita e sotme, mungesa e rregullave në këtë sektor strategjik, të braktisur në anarkinë më të plotë, ka bërë të mundur që të krijohen shoqëri fantazma, të cilat spekulojnë, duke shitur raporte mbi audiencën televizive pa asnjë bazë dhe pa asnjë kontroll dhe duke dëmtuar kështu rëndë tregun e komunikimeve, për t’u pasuruar apo vetëm për t’u pajisur me një pushtet, që nuk do ta kishin arritur dot ndryshe.

ADVERTISEMENT

Ky investigim i Shqiptarja.com ka nxjerrë në dritë fatin se shoqëria shqiptare Abacus shpk, e cila ekziston që nga 2012-a, pretendon që prej atëhere të matë audiencën e televizioneve në nivel kombëtar duke patur vetëm një të punësuar, të paguar me 20.000 lekë në muaj, ndërkohë që në bilanc nuk rezulton të jetë kryer asnjë investim, të domosdoshëm për të realizuar këtë lloj matjeje. Shoqëria ka vijuar të prodhojë raporte mbi matjen e audiencës edhe në dy vitet, gjatë të cilëve zyrtarisht kishte pezulluar aktivitetin e saj.

Të ardhurat që deklaron janë qesharake (më pak se 800 euro në muaj), e megjithatë, me raportet e saj, arrin të manipulojë një treg televiziv dhe publicitar, që kap vlerën e miliona eurove në vit. Në vendet e Bashkimit Evropian ky lloj aktiviteti, jo vetëm rregullohet në mënyrë shumë strikte dhe mbikëqyret nga shteti, por abuzime të mundshme, raporte të rreme dhe të dhëna të mbledhura pa një metodologji korrekte konsiderohen si vepër penale, e cila, psh në Itali, ndëshkohet me gjashtë vjet burgim. Ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë kontroll dhe, mbi të gjitha, askush nuk reagon.

Nuk reagon as AMA, agjencia kombëtare, e cila, që prej vitit 2013, është ngarkuar të monitorojë sektorin e mediave elektronike dhe “të garantojë konkurrencën e ndershme” mes operatorëve radiotelevizivë. Pavarësisht nga fakti që një detyrim i tillë parashikohet në mënyrë specifike nga Neni 19 i ligjit, që ka krijuar si institucion AMA-n, ky ent shtetëror nuk ka bërë asgjë për të kontrolluar autenticitetin e raporteve mbi audiencën televizive, që janë shpërndarë dhe as strukturën apo besueshmërinë e shoqërive, që merren me këtë sektor.

Në të kundërt, në Itali psh shoqëria homologe e AMA-s, që quhet AGICOM, ka pushtet të kontrollojë, jo vetëm strukturën e ortakërisë të ndërmarrjeve që operojnë në këtë sektor delikat të matjes së audiencës, por ndjek edhe gjithë procedurën e monitorimit të audiencës, madje duke patur të drejtën edhe të bllokojë shpërndarjen e të dhënave, në rast se këto nuk rezultojnë se janë mbledhur në mënyrë të besueshme.

Ndërsa në Shqipëri ndodhemi në kaos. Këtu, një shoqëri si Abacus, që ka një kapital prej 100.000 lekësh, aksionerë të panjohur, asnjë të punësuar dhe asnjë investim, gjen mundësinë të hyjë në tregun delikat të informacionit, duke orjentuar buxhete publicitare drejt një medie apo kundër një tjetër medie: po pse AMA, që ka funksionin e rregullatorit publik, nuk ndërhyn?

Është pikërisht Neni 19 i ligjit 97/2013 që rendit, ndër funksionet e tjera të AMA-s, “garantimin e konkurrencës së ndershme, duke siguruar njëkohësisht zhvillimin e mëtejshëm të RTSH-së”, dy parime, të cilat shpërndarja e matjeve false të audiencës i shkel ditë për ditë prej vitesh, duke dëmtuar, jo vetëm konkurrencën e ndershme mes operatorëve televizivë privatë, por duke goditur edhe televizionin publik, i cili, në një pjesë të madhe të atyre raporteve mbi audiencën, gati gjithnjë penalizohet. Një skandal brenda skandalit, që kërkon marrjen e masave urgjente.

d.c./shqiptarja.com

Tags: analize
Previous Post

Zbulohet mashtrimi i Abacus, kompanisë që mat audiencën televizive: Asnjë paisje për matje

Next Post

Kiara Tito zbulon detaje nga emisioni me Dr. Skerdin: Nuk do të ketë asnjë personazh VIP

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Kiara Tito zbulon detaje nga emisioni me Dr. Skerdin: Nuk do të ketë asnjë personazh VIP

Kiara Tito zbulon detaje nga emisioni me Dr. Skerdin: Nuk do të ketë asnjë personazh VIP

Merr fund dashuria FB-Media. Zuckerberg trondit botën e gazetarisë

Merr fund dashuria FB-Media. Zuckerberg trondit botën e gazetarisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA