IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Këshillimi në grup: Rëndësia dhe mënyrat e aplikimit

by IMA Redaksia
2021/08/31
in AKTUALITET
Reading Time: 6 mins read
A A
Këshillimi në grup: Rëndësia dhe mënyrat e aplikimit

Roli i psikologut dhe rëndësia e tij po njihet gjithmonë e më shumë në fusha dhe drejtime të ndryshme në shoqërinë tonë duke u cilësuar si një nga shërbimet ku duhet të drejtohemi në raste të shqetësimeve që kanë të bëjnë me shëndetin mendor dhe me mirëqenien apo funksionimin tonë të përditshëm. Megjithatë, më pak janë të njohura apo të praktikuara forma të tjera të këshillimit dhe terapisë përveç asaj individuale.

ADVERTISEMENT

Një mënyrë tepër efektive që mund të shërbejë si një mjet për ndërhyrje psikologjike janë edhe grupet. Puna psikologjike me grupet është tepër e larmishme dhe mund të përfshijë një gamë të gjerë formash të cilat mund të aplikohen në fusha të ndryshme për qëllime të ndryshme. Puna në grup është përshtatur nga profesionistët në shumë profesione, duke përfshirë psikologjinë, punën sociale, këshillimin, psikiatrinë, terapinë familjare, dhe menaxhimin organizacional. Grupet mund të përdoren për qëllime terapeutike, psiko-edukuese ose kombinim i të dyjave. Disa grupe fokusohen në ndihmën që u japin njerëzve për të bërë ndryshime thelbësore në lidhje me mendimet, ndjenjat dhe sjelljen.

Praktikat moderne të këshillimit në grup kanë nisur në vitet 1940. Disa nga kontribuesit kryesorë në këtë drejtim mund të përmendim: Moreno, Lewin, Rees, Deming, Alinsky, Rogers, Perls, Yalom etj. Përgjatë këtyre viteve puna psikologjike në grup vazhdon të zhvillohet dhe maturohet si një specialitet profesional. Megjithatë, është e rëndësishme që midis profesionistëve të diskutohen dinamikat që mund të shfaqen gjatë këshillimit apo terapisë në grup dhe që janë të ndryshme nga seancat me një individ. Disa kode internacionale etike ekzistojnë edhe për punën me grupet, megjithatë rrallë ofrojnë udhëzime specifike kur besimet kulturore dhe kodet e etikës janë në konflikt. (Pettifor 2004)

Le të ndalemi pak më tepër tek këshillimi në grup…

Këshillimi në grup ka qëllim parandalues po aq sa shërues. Zakonisht, këshillimi në grup ka një fokus specifik, që mund të jetë edukues, këshillues në lidhje me karierën, në aspektin social ose personal. Grupet e këshillimit janë zakonisht të orientuara tek zgjidhja e problemit dhe anëtarët përcaktojnë qëllimet e tyre të përgjithshme. Pjesëmarrësit në grup mund të jenë duke u përballur me sitauata problematike dhe konflikte të përkohëshme, mund të jenë duke luftuar në lidhje me probleme personale ose interpersonale të jetesës, përjetuar vështirësi që kanë të bëjnë me tranzicionet e jetës, ose janë duke provuar të ndryshojnë sjelljet vetëshkatërruese.

Grupi siguron empati dhe mbështetjen e nevojshme për të krijuar një mjedis të besueshëm që çon në ndarjen dhe eksplorimin e këtyre shqetësimeve. Anëtarët e grupit ndihmohen në zhvillimin dhe praktikimin e aftësive të tyre për t’u përballur me problemet interpersonale, në mënyrë që të jenë më të përgatitur kur ndeshen me probleme të ngjashme që mund të ndodhin në të ardhmen.

Liria emocionale që krijohet në grup për të shprehur të gjitha llojet e emocioneve, pozitive, negative apo neutrale, siguron një klimë të besimit reciprok. Anëtarët e grupit arrijnë që të pranojnë veten emocionalisht, fizikisht dhe mendërisht ashtu siç janë.

Roli i këshilluesit të grupit është që të lehtësojë ndërveprimin midis anëtarëve, t’i ndihmojë ata të mësojnë nga njëri-tjetri, ti asistojë ata në përmbushjen e qëllimeve personale, dhe t’i inkurajojë ata që t’i përkthejnë njohuritë e tyre në plane konkrete që përfshijnë ndërmarrjen e veprimeve jashtë grupit.

Cilat janë disa nga qëllimet për të cilat mund të punohet përgjatë seancave të këshillimit në grup?

Anëtarët e grupit përcaktojnë sëbashku qëllimet specifike të grupit duke u bazuar në eksperiencat e tyre jetësore. Disa variante të mundshme të qëllimeve të vendosura për anëtarët e grupeve të këshillimit mund të jenë:

  •  Të rrisin ndërgjegjësimin dhe njohuritë mbi veten; të zhvillojnë një sens indentiteti unik të tyren.
  • Të njohin nevojat dhe problemet e përbashkëta që anëtarët kanë dhe të ndërtojnë një marrëdhënie besimi me njëri – tjetrin.
  •  Të ndihmohen anëtarët në gjetjen e burimeve brenda familjes dhe komunitetit të tyre, si mënyra për të adresuar shqetësimet dhe problemet që ata kanë.
  •  Të rrisin vetë-pranimin, vetëbesimin, vetë-respektin, dhe të arrijnë të shohin veten dhe të tjerët nga një këndvështrim i ri.
  •  Të mësojnë se si të shprehin emocionet në mënyra të shëndetshme.
  •  Të zhvillojnë empatinë dhe dhembshurinë për nevojat dhe ndjenjat e të tjerëve.
  •  Të gjejnë mënyra alternative për t’u përballur me çështje të ndryshme apo për të zgjidhur konflikte të caktuara.
  •  Të bëjnë plane specifike për të ndryshuar sjellje të caktuara.
  •  Të përmirësojnë aftësitë sociale.
  •  Të mësojnë se si të shprehin mendimin e tyre, edhe kur nuk është i njëjtë me atë të të tjerëve në mënyrë të sinqetë, të drejtëpërdrejtë dhe të kujdesshme.
  •  Të qartësojnë vlerat e tyre dhe të zgjedhin se cilat dhe si mund ti modifikojnë ato.

Çfarë përfitoj unë nëse bëhem pjesë e këshillimit në grup?

“Anëtarët e një grupi të bashkuar, përjetojnë ngrohtësi dhe mbështetje në grup dhe një ndjenjë përkatësie; ata kanë mundësinë të vlerësojnë grupin dhe të përjetojnë me radhë të qenit të vlerësuar, të pranuar, dhe të përkrahur nga anëtarët e tjerë.” – Irvin D. Yalom

Nëpërmjet grupit pasqyrohen shembuj nga realiteti dhe përditshmëria – vështirësitë dhe konfliktet të cilat anëtarët përjetojnë në grup, janë të ngjashme me ato që përjetojnë jashtë tij. Diversiteti që karakterizon shumicën e grupeve bën që anëtarët e grupit të kenë mundësinë ta shohin veten përmes syve të njerëzve të tjerë shumë të ndryshëm prej tyre.

Grupi ofron kuptueshmëri dhe mbështetje, që ushqen dëshirën e anëtarëve për të eksploruar problemet që ata sjellin për të diskutuar në grup. Anëtarët përfitojnë një sens përkatësie brenda grupit, dhe përmes lidhjes që zhvillohet në grup, ata mësojnë mënyra për të krijuar marrëdhënie të afërta me të tjerët, për t’u përkujdesur dhe sfiduar të tjerët dhe veten. Në këtë atmosferë mbështetëse, anëtarët mund të eksperimentojnë me sjellje të reja. Ndërkohë që ata praktikojnë këto sjellje të reja në grup, inkurajohen dhe mësojnë se si t’i aplikojnë njohuritë e reja në jetën e tyre jashtë eksperiencës së grupit.

Është në dorën e secilit anëtarë që të zgjedh se cilat do të jenë ndryshimet që ata dëshirojnë të bëjnë. Ata mud të krahasojnë perceptimin që ata kanë për veten me perceptimin që të tjerët kanë për ta, dhe atëhere mund të zgjedhin se çfarë të bëjnë me këtë informacion.

Anëtarët e grupit janë në gjendje të japin një fotografi në lidhje me çfarë dikush dëshiron të bëhet, dhe secilit i jepet mundësia të kuptojë se çfarë e pengon për t’u bërë ky person.

Nëse jeni duke menduar të filloni seanca këshillimi dhe do donit të dinit se cila do ishte më zgjedhja më e mirë mes seancave individuale apo atyre në grup, për të zgjidhur këtë dilemë do duhej të konsideroni më parë disa çështje të cilat janë specifike për ju.

Të dyja format janë efektive dhe ndihmuese, dhe nuk mund të ketë një përgjigje se cila është më e mira apo më e duhura. Sigurisht, ju duhet të merrni parasysh në këtë zgjedhje çështjet të cilat do donit të trajtonit, qëllimet që dëshironi të arrini, mundësitë që ju ofrohen për të dyja versionet e këshillimit dhe terapisë, si dhe pëlqimet tuaja dhe mënyrën se si ju ndiheni. Megjithatë, ka disa individë që zgjedhin t’i provojnë të dyja, dhe asnjëra nuk përjashton tjetrën. E rëndësishme është të përpiqemi të eksplorojmë dhe rrisim veten, në praninë e individëve të tjerë.

Elisa Bano, Psikologe Klinike

Bibliographic references:

Gerald Corey (2016). Theory and Practice of Group Counseling, 9th Edition.

John Wiley & Sons, Ltd (2012). The Wiley-Blackwell Handbook of Group Psychotherapy.

Rogers, Carl. (1970). On Encounter Groups. New York: Harrow Books, Harper and Row, ISBN 0-06-087045-1.

Vygotskij, L. S. (1987). The genesis of higher mental functions. In R. Reiber (Ed.), The history of the development of higher mental functions.

 

 

 

 

ADVERTISEMENT

 

 

Via: Elisa Bano
Previous Post

Gazetarja e njohur afgane rrëfim tronditës në Report Tv: Talebanët të etur për gjak, na shpëtoni familjarët atje! Çështje jetë a vdekje nëse mbeten në duart e tyre

Next Post

“Nga të tuat çfarë të ka mbetur? Luana Vjollca i jep përgjigjen e merituar ndjekësit

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
“Nga të tuat çfarë të ka mbetur? Luana Vjollca i jep përgjigjen e merituar ndjekësit

“Nga të tuat çfarë të ka mbetur? Luana Vjollca i jep përgjigjen e merituar ndjekësit

Galaxy S10, S20, Note 10 dhe Note 20 marrin përditësimin One UI 3.1.1

Galaxy S10, S20, Note 10 dhe Note 20 marrin përditësimin One UI 3.1.1

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA