E ftuar në emisionin ‘E Diell’ sot ka qenë autorja e formatit më të ndjekur të momentit Përputhen.
Olsa Muhameti sëbashku me djemtë dhe vajzat e emisionit kanë qenë pjesë e rubrikës Në Trotuar ku kanë treguar më shumë rreth prapaskenave të formatit, i cili për shumë është një skenar.
“Përputhen nuk është 100 për qind ‘reality’. Ne kemi të bëjmë me një program ‘realityshoë’ që do të thotë 70 për qind është ‘realitet’ dhe 30 për qind është ‘show’, quajeni skenarë. Vendosni çfarë emri të doni”, tha Olsa Muhameti.
“Diçka është e nevojshme që të ndryshojë derisa del në ekran. Por këta djem dhe vajza janë të lirë të vendosin vetë me atë që dalin, atë çfarë bëjnë’, tregoi ajo.
Olsa ka treguar gjithashtu më shumë për edicionin special të Përputhen që do të filloj transmetimin në prime time duke filluar nga 3 janari në Top Channel.
Nëse gjatë javës do të vazhdojmë të shohim takimin e përitshëm ku vajzat dhe djemtë njohin njeri-tjetrin të dielave do të kemi një show ku protagonist do të jenë të ftuarit special apo dhe publiku që do të ketë fjalën për të komentuar historitë e dashurive që do të lindin në Përputhen.