IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Skandali i AKEP me pornografinë me të mitur! 45 GB video e foto në një domain “.al” të Shqipërisë

by IMA Redaksia
2020/06/20
in WEB
Reading Time: 3 mins read
A A
Skandali i AKEP me pornografinë me të mitur! 45 GB video e foto në një domain “.al” të Shqipërisë

Një arkivë “cloud” me domain “.al” të Shqipërisë dhe logo foton e Al Capones ofron afro 45 GB materiale pedopornografike me të mitur, adoleshentë e të rritur kundrejt pagesave në internet, ndërsa operon e pashqetësuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare apo Sektori i Hetimit të Krimit Kompjuterik në Policinë e Shtetit.

ADVERTISEMENT

Pas investigimit të MediaLook mbi krimet seksuale me të mitur në Shqipëri, për një periudhë dhjetë vjeçare, nga viti 2010-2019, shoqata “Meter”, e cila prej vitesh publikon raporte vjetore në kuadër të Observatorit Botëror Kundër Pedofilisë, ka sinjalizuar përmes email edhe Qendrën Shqiptare MediaLook në lidhje me faqen “file.al” që përmban mbi 700 materiale pornografike me minoren.

I njëjti email, të cilin agjencia italiane e ka referuar në autoritetet policore të Katanias, i është dërguar dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, por pavarësisht se kanë kaluar gjashtë ditë nga sinjalizimi, agjencia shqiptare nuk ka ndërhyre ende për të fshirë materialet, të cilët janë lehtësisht të aksesueshme kundrejt pagesave që fillojnë nga 15 $.

ADVERTISEMENT

Nga vëzhgimi i MediaLook vërehet se në këtë arkivë “cloud” ofrohen video me përmbajte të rëndë pornografie të abuzimeve me fëmijë, meshkuj e femra, të moshave nga 5-6 vjeçare e deri te 12, 13 e 14-vjeçare. Përmbajtjet multimediale janë të formateve video, foto, GIF, linqe por dhe regjistrime nga komunikimet online me të mitur. Volumi i gjithë kësaj databazë me materiale pornografike online shkon në më shumë se 45 GB.

Ky kontent është lejuar të qarkullojë lirshëm nga AKEP në zonën “.al” të administruar prej tij dhe nuk është zbuluar as nga sistemet e Policisë së Shtetit për krime të tilla seksuale online.

Materialet pedopornografike në adresën me domain “.al” të Shqipërisë u gjurmuan nga sistemi kompjuterik i Shoqatës Meter Online e cila ka si qëllim parësor denoncimin e adresave dhe site-ve me përmbajtje të dyshimtë te autoritetet lokale, ndër të cilat dhe AKEP për rastin Shqiptar. Kjo Shoqatë që operon prej vitit 1989 në Itali. Ajo ka një bashkëpunim shumë të ngushte me agjencitë dhe strukturat policore të Polonisë, Gjermanisë, Francës, etj.

Cfarë është File.al?

File.al është një arkivë online ku ngarkohen materiale multimediale të formateve të ndryshme në “cloud” me qëllim transferimin, shpërndarjen dhe e tyre nga kompjuteri, tablete e smartphone. Ajo është e ngjashme me arkiva si WeTransfer, Dropbox, Google Cloud, etj, por mesa kuptohet nga përmbajtja e materialeve të ngarkuara, filtrat në serverët e këtij shërbimi janë thuajse inekzistent.

MediaLook tentoi të gjurmonte IP-të që gjenerohen nga adresa www.file.al dhe nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se serverët e saj rezultojnë të jenë në Moldavi, por ky informacion duhet marrë me rezervë për shkak të mundësive teknike për të devijuar IP-të.

Shqipëria e gjashta në Europë për domaine “.al” me përmbajtje pedofilie

Në raportin e fundit të Observatorit Botëror Kundër Pedofilisë, publikuar më 3 qershor 2020, Shqipëria renditet në vendin e gjashtë, tre shkallë më poshtë se viti i kaluar, për videot, fotot apo linqet me përmbajtje të abuzimit seksual me të mitur që vinin nga adresat me prapashtesën “.al” të Shqipërisë.

Gjithsej, sistemi kompjuterik i gjurmimit të materialeve problematike online të shoqatës “Meter”, ka pikasur 21 raste, shumë më pak se 302 formate të gjurmuara në vitin 2018. Kjo sipas inxhiniereve të kësaj agjencie lidhet dhe me faktin se “tregtarët e seksit” me të mitur por dhe vetë predatorët online kanë sofistikuar mënyrat e tyre për të konsumuar pedofilinë online dhe kjo s’do të thotë aspak se ka një rënie të këtyre rasteve.

Por pavarësisht këtyre statistikave të Observatorit Botëror Kundër Pedofilisë, në investigimin e publikuar nga MediaLook më 13 Prill 2020, AKEP deklaronte se “përgjatë periudhës 2010-2019 nuk është konstatuar faqe me domain në zonën .al me përmbajtje pornografie ose materiale të dëmshme me të mitur.

Ndërkaq, në përgjigje të një kërkese nga MediaLook, Prokuroria e Përgjithshme  bënte me dije se gjatë pesë vjetëve të fundit, Janar 2014- Qershor 2019, nga një numër i konsiderueshëm referimesh për nenin 117 të Pornografisë ku klasifikohen edhe çështjet e krimeve seksuale me të mitur, kanë nisur hetimet për 128 raste, nga të cilat 12 janë pushuar dhe vetëm dy janë dërguar në gjyq. Këto të fundit, pra vetem 1.56% e rasteve, kanë përfunduar me një vendim dënimi

Source: Media Look
Tags: .ALAKEPCLOUDPEDOFILIPornografi
Previous Post

Pas Nimi TV, Facebook mbyll edhe kompanine tjetër të Setplex, TV ALB me 260 mijë ndjekës

Next Post

MSH: Mesazh audioviziv për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut!

TË NGJASHME

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram
WEB

“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram

Mbyllja dhe kufizimi i një numri të madh llogarish shqiptare në Instagram gjatë javëve të fundit mund të ketë qenë...

by IMA Redaksia
Sht 19, 2026
WEB

TikTok fshin mbi 2 mijë materiale pas raportimeve nga Shqipëria/ Dhuna, përmbajtjet me të mitur dhe pirateria në krye

Mbi 2 mijë foto, video dhe materiale audio janë hequr nga TikTok pas raportimeve të administruara në bashkëpunim me Autoritetin...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh
WEB

YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh

Për gati 36 vite, IMDb ka qenë një nga databazat kryesore të industrisë së filmit dhe televizionit, ku një emër...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur
WEB

Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur

Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit, **Douglas Costa**, ka bërë një hap të ri dhe të pazakontë në karrierën e tij...

by IMA Redaksia
Sht 5, 2024
AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale
WEB

AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka raportuar fshirjen e 112 videove me përmbajtje piraterie nga platforma TikTok, pak ditë pas...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2024
Next Post
MSH: Mesazh audioviziv për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut!

MSH: Mesazh audioviziv për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut!

Përfundon rruga Elbasan-Banjë | VIDEO

Përfundon rruga Elbasan-Banjë | VIDEO

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA