Spektakli që për 11 javë ka mbajtur mbërthyer para ekranit teleshikuesit shqiptare, por jo vetëm, kurorëzon këtë te hëne në mbrëmje fituesin e edicionit të 5. Në vigjilje të kësaj finaleje, emocionet e konkurrenteve bëhen gjithnjë e më të forta. 5 finalistet, Heidi dhe Edi, Amos dhe Adela, Tuna dhe Simone, Kristi dhe Ermira, Evi dhe Andrea do të perfomojnë sot në mbrëmje për herë të fundit në skenën e spektaklit “Dancing With The Stars Albania”. Por vetëm njeri prej tyre do të jetë fitues i një apartamenti që kompania lider e ndërtimit “Edil Al”, do të japë për fituesin e garës.
SONDAZH // DWTS Albania 5:Votoni të preferuarin tuaj
Përballja do të jetë e fortë dhe çiftet do të garojnë në 4 disiplina. Mbrëmja e sotme do të ketë edhe surpriza. Të ftuarit special të kësaj nate do të jenë finalistet e spektralit si moter në Itali “Bailando Con Le Stele”. Bëhet fjalë për Giusy Versace dhe Raimondo Todaro. Ndërsa trupa e baletit ka përgatitur një numër special. Në këtë mënyre edicionit të 5 të këtij spektakli i erdhi fundi, për të pritur pas disa orësh fituesin e kësaj gare. Ky format televiziv, i pari në llojin e tij ne Shqipëri, nisi rrugëtimin në vitin 2010. Në edicionin e parë dhe shumë të suksesshëm fitues doli Oni Pustina. Ndërkohë në edicionin e dytë triumfoi Enver Petrovci. Sezoni i tretë ju besua konkretisht këngëtares Elvana Gjata, ndërsa në edicionin e katërt, publiku votoi për Lori Hoxhen. Edhe ne këtë edicion, të mbushur me spektakël, sfida dhe emocion, do të jetë publiku që me votat e tij do të përcaktoje fituesin e 5 të “Dancing With The Stars Albania”.
bravo tuna