Tashmë dy nga figurat elitë të Top Channel, ish-Drejtori i Informacionit Bledar Zaganjori i cili u zvendesua në këtë post para disa muajsh nga Sokol Balla, dhe producenti i spektakleve Rezart Aga tashmë do të jenë pjesë drejtuese e Televizionit Publik Shqiptar.
Në një mbledhje të ditës së Premte dt. 08/07/2016, Këshilli i Përgjithshëm i RTSH, vendosi lirimin nga detyra të Drejtorit të Radio Tiranës, Drejtorit të Televizionit Shqiptar, Drejtorit të Aktualitetit, Drejtorit të Programit Satelitor, Drejtorit të Stacioneve Transmetuese dhe lënien e tyre në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithëshme.
Ku me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues caktoi producentin Rezart Aga si Drejtues i Programacionit, ndërsa Bledar Zaganjorin si Drejtues të Informacionit pranë televizionit shtetëror.
Këshilli Drejtues gjithashtu ka vendosur si Drejtues të Njësisë Teknike, Henri Muçën, një emër jo i njohur për publikun shqiptar.
Emërimi i dy prej pjestarëve mjaft të shquar dhe të suksesshëm në Top Channel në poste drejtuese të RTSH, është një shenjë mjaft e mirë, e cila jep një dritë jeshile për përparimin në programacionin e televizionit.
Ia vlen të përmëndet se Rezart Aga është autor i disa prej spektakleve më të njohura për shqiptarët si Big Brother, Master Chef apo edhe “Në 1 Javë”.
Copyright IMAlbania.com