Tashmë të gjithë televizionet po bëjnë gati programet e reja, duke filluar dalëngadalë përgatitjet. Po ashtu edhe dyshja e pandarë e Televizionit Klan, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu kanë filluar përgatitjet për edicionin e tretë të Dance With Me, i cili ashtu siç është njoftuar do të startojë në muajin Shtator me fillimin e sezonit televiziv.
InfoMedia Albania ka arritur të konfirmoje edhe emrin e parë të një prej konkurentëve në këtë spektakël, Einxhel Shkira, moderatorja simpatike e IN TV, e cila përveç aftësive të saj në moderim, do të na tregoj edhe talentin e saj në kërcim.
Ende mbetet i pakonfirmuar emri i Renato Mekollit, i cili nga burime kofidenciale të InfoMedia Albania, ka marrë një ftesë nga ana e produksionit të DWM.
IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim nga redaksia!