Finalja e Champions League në transmetim falas në Youtube

Rrjeti anglez BT dhe YouTube kanë lidhur partneritet për të ofruar këtë vit falas online në livestream finalen e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.

Gjigandi mediatik britanik do të transmetoj kanalin e tij sportiv BT Sport në YouTube për miliona shikues që nuk kanë një abonim në platformën e tij televizive dy takimet e shumëpritura.

Ndeshja midis Real Madrid dhe Atletico Madrid për finalen e UEFA Champions League zhvillohet në 28 Maj, ndërsa Liverpool në ndeshjen me Sevilla për finalen e UEFA Europa League do të zhvillhet 10 ditë më vonë.

Të dy ndeshjet finale do të transmetohen pa pagesë edhe në platformat BT TV, Virgin TV dhe Sky në Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk kemi informacion nëse kanali Youtube ku do të transmetohen dy takimet do të jetë i aksesueshëm edhe në vendet e tjera jashtë territorit të Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë që Champions League transmetohet për Shqipërinë nga platforma Tring.