Gazetari i njohur kosovar Milaim Zeka, i cili këto ditë ndodhet në Stokholm të Suedisë sëbashku me ekipin shqiptar të RTSH për Eurovision Song Contest, i ka premtuar publikut kosovar se ai sot gjatë Natës së Dytë Gjysëmfinale do të mbajë në dorë flamurin Kosovar në shenjë krenarie për të gjithë bashkëkombasit e tij, pa harruar të ftojë të gjithë për të mbështetur përfaqësuesen e Shqipërisë Eneda Tarifën që do të garojë sonte për finalen e 14 Majit.
Ja cfarë shkruan ai në profilin e tij në facebook:
“Shqiptare qe jetoni ne keto vende, une ju premtoj qe sonte kam me valvite Flamurin e Kosoves dhe ate te Shqiperise, brenda ne sallen e Evrovisionit. Me premtoni edhe ju, qe nepermjet votes tuaj, do ta mbeshtesni ne radhe te pare kombin shqiptar, pastaj Eneda Tarifajn.
Votoni, votoni, votoni
Letoni, Poloni, Zvicer, Izrael, Bjellorusi, Serbia, Irlande, Maqedoni, Lituani, Australi, Slloveni, Bullgari, Danimarke, Ukraine, Norvegji, Gjeorgji, Belgjike, Itali, Gjermani, Angli.
P.S. Italia, Gjermania dhe Anglia jane te kualifikuara direkt ne finale, por keto shtete votojne ne grupin tone!
Sonte, ora 21.00.
Transmetim direkt”