Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong Song Contest, Eneda Tarifa performoi mbrëmjen e sotme në skenën e Eurovision në Stokholm te Suedise.
E përfaqësuar me këngën Fairytale, e cila është një sjellje në anglisht e Përrallë, fituese e festivalit të RTSH, Eneda arriti të përcillte emocione mjaft të veçanta për shikuesit, e veshur me fustanin një dizenjim i Bora Kokdhimës, i tëri në ngjyrën e arit.
Tashmë pritet përfundimi i kësaj nate gjysmëfinale e cila do të përcaktojë shtetet që do të kalojnë në natën Finale.