Largimi nga moderimi i emisionit investigativ Fiks Fare në Top Channel, Fiori Dardha mesa duket nuk është ndalur për të qëndruar jashtë televizionit për këtë sezon.
Pasi ju informuam për foton që ajo kishte publikuar ku shihej në ambientet e jashtme të televizionit informativ Ora News, dalëngadalë po zbulohen të gjitha detajet.
Moderatorja në faqen e saj në Facebook, ka kërkuar nga fansat e saj një titull emisioni investigativ, e disa ditë më pas ftonte të gjithë që të denonconin shqetësimet e tyre, duke na bërë kështu të dyshojmë se Fiori me të vërtet do të jetë pjesë e një emisioni investigativ në Ora News për këtë sezon televiziv.
Copyright IMAlbania.com