Interpretimi i Rita Orës në-ë spin off-in e “Fifty Shades of Grey”, te titulluar “Fifty Shades of Darker” dihej prej kohësh, por roli i saj në film ishte mbajtur sekret.
Producentët e filmit të frymëzuar nga triologjia me të njëjtin emër, njoftuan se këngëtarja me origjinë shqiptare do të luajë rolin e Mia Greit, motrës së personazhit kryesor, Kristian Grei.
Në këto foto të kapura nga momentet në sheshxhirim Rita shfaqet e qetë dhe e ambientuar me kastën e aktorëve. Ashtu si seria e parë e filmit, edhe ajo e dyta përmban skena të nxehta erotike mes dy protagonistëve kryesorë , Dakota Johnson dhe Jamie Dornan, që rigjejnë njëri-tjetrin pas disa kohësh.
Ky nuk është interpretimi i parë i Rita Orës në kinema. Më herët ajo ka luajtur një rol të vogël në serinë e 6-të të sagës aksion “Fast and Furious”.
“Fifty Shades of Darker” do të shfaqet në kinematë amerikane më 10 shkurt, ndërsa në ato europiane më 14 shkurt.