Doktorat, infermierët dhe stafi tjetër mjeksor i Spitalit San Antontio, do të jenë më të zënë se kurrë vitin e ardhshëm pasi NBC ka rinovuar për një sezon të pestë serialin medical drama “The Night Shift”.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesi i NBC ditën e sotme.
Verën që sapo lamë “The Night Shift” arriti një mesatare 1,4 rating, dhe rreth 608 milion shikues në rrjetin amerikan të moshave 18-49 vjeç.
Në cast bëjnë pjesë disa nga aktorët më të dëgjuar të serialeve amerikane si Eoin Macken, Jill Flint, Brendan Fehr, Robert Bailey Jr., JR Lemon, Tanaya Beatty dhe Scott Wolf.
“The night Shift” është një prodhim i Sony Pictures Television. Dhe me skenarist dhe producent Gabe Sachs dhe Jeff Judah.