IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur

by IMA Redaksia
2026/09/14
in Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur
ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT

Shtatori sjell një valë të re premierash në Netflix, nga rikthimi i “The Gentlemen” te një kapitull i ri i antologjisë së krimit “Monster”, pa harruar reality, teen drama dhe prodhime italiane.

Nëse katalogu gjithnjë e më i madh i platformës ju bën të humbisni më shumë kohë duke zgjedhur sesa duke parë, kemi përzgjedhur disa nga titujt që ia vlen të keni në radar gjatë këtij muaji.

“The Gentlemen” rikthehet me sezonin e dytë

Një nga rikthimet kryesore është “The Gentlemen”, me Theo James përsëri në rolin e Eddie Horniman.

Historia vazhdon aventurën e aristokratit që trashëgon pronën e familjes vetëm për të zbuluar se nën të fshihet një biznes kriminal. Përpjekja për t’u shkëputur nga bota e gangsterëve e çon Eddie-n gjithnjë e më thellë brenda saj.

Sezoni i dytë është në Netflix që prej 3 shtatorit.

“Monster” rikthehet me historinë e Lizzie Borden

Pas historive të Jeffrey Dahmer, vëllezërve Menendez dhe Ed Gein, antologjia e Ryan Murphy hap një tjetër dosje të famshme të kronikës së zezë amerikane.

Këtë herë në qendër është Lizzie Borden, e lidhur me vrasjen brutale të babait dhe njerkës së saj në fundin e shekullit XIX.

“Monster: The Lizzie Borden Story” mbërrin më 17 shtator dhe është një nga premierat më të forta të muajit për publikun që preferon true crime dhe drama të errëta.

“Physical Italia: da 100 a 1”

Italia merr versionin e saj të formatit të njohur korean.

100 konkurrentë nga sporti dhe entertainment-i përballen në prova ekstreme fizike në Lingotto. Mes emrave të përfshirë janë Federica Pellegrini, Tania Cagnotto, Jury Chechi, Elisabetta Canalis dhe Mirco Bergamasco.

Tre episodet e para u publikuan më 11 shtator, të tjerat vijnë më 18 dhe 25 shtator, ndërsa finalja është planifikuar për 2 tetor.

Dy alternativa për publikun e ri

“Minerva. La Scuola” është një teen drama italian i vendosur në një lice ushtarak në Napoli. Disiplinë, hierarki, ndalim celularësh dhe madje edhe marrëdhëniesh romantike krijojnë sfondin ku protagonistët fillojnë të zbulojnë veten. Seriali është i disponueshëm nga 2 shtatori.

Ndërsa “Crew Girl”, në Netflix nga 10 shtatori, ndjek Teagan Tao, një vajzë që pas një skandali familjar duhet të nisë një jetë të re. Kur zbulon se shkolla e re nuk ka ekip femrash në kanotazh, ajo vendos të hyjë në ekipin e djemve.

Dhe nëse nuk doni domosdoshmërisht një premierë…

Shtatori është gjithashtu një moment i mirë për të rikuperuar disa nga serialet më të njohura të katalogut.

Nga “Bridgerton” dhe “Stranger Things”, te “Emily in Paris”, “Killing Eve”, “Outer Banks” dhe tituj të tjerë, Netflix vazhdon të mbështetet fort edhe te bibliotekat e serialeve që kanë krijuar tashmë audiencën e tyre.

Tags: Çfarëduhenhumbur,këtënëNetflixnukqëSerialserialetshihnishtator?të
Previous Post

Vizion Plus ndryshon identitet pas vitesh/ Logo e re dhe një “look” krejt i ri për sezonin televiziv

Next Post

Jo më pas tavolinës/ Vizion Plus sjell në Shqipëri modelin “standing news presentation” të lajmeve

TË NGJASHME

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”
Serial

RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”

RTSH po përgatit një prej paketave më ambicioze të serialeve ndërkombëtare të viteve të fundit. Në spotin e sezonit të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare
Serial

Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

Bota e televizionit amerikan është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit James Van Der Beek, i...

by IMA Redaksia
Shk 12, 2026
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan
Serial

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan

Industria e televizionit turk është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit Görkem Arslan, i cili u...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Festimet për 40-vjetorin e Dragon Ball: të gjitha të rejat nga eventi Dragon Ball Genkidamatsuri 2026
Serial

Festimet për 40-vjetorin e Dragon Ball: të gjitha të rejat nga eventi Dragon Ball Genkidamatsuri 2026

Në Dragon Ball Genkidamatsuri, eventi zyrtar që shënon 40 vjetorin e fenomenit global “Dragon Ball”, autorët dhe studiove kanë zbuluar...

by IMA Redaksia
Jan 26, 2026
Next Post
Jo më pas tavolinës/ Vizion Plus sjell në Shqipëri modelin “standing news presentation” të lajmeve

Jo më pas tavolinës/ Vizion Plus sjell në Shqipëri modelin “standing news presentation” të lajmeve

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA