Platforma televizive Tring ka përzgjedhur sërisht si partner kompaninë PlayBox Technology për përditësimin e shërbimeve të saj televizive.
Falë këtij partneriteti Tring TV do të përmirësojë infrastrukturën playout nëpërmjet serverave Neo dhe shërbimet online përmes CloudAir ofruar nga PlayBox Technology. Integrimi i kësaj teknologjie të re do të bëj të mundur nevojën për shtimin e 27 kanaleve televiziv.
Armand Selimaj, Menaxher Teknik, në Tring TV, ka theksuar: “Prej vitesh kemi një bashkëpunim të suksesshëm me PlayBox Technology për shërbimin channel-in-a-box servers. Ky përmirësim fundit në AirBox Neo plus CloudAir na bën të mundur ofrimin e transmetimit High Definition në rrjetin digjital tokësor kombëtar shqiptar, si dhe nëpërmjet satelitit dhe IP streaming. Serverat AirBox Neo janë të vendosur në selinë tonë të re në Tiranë. Plotësimi i teknologjisë aktuale me CloudAir krijon një ekosistem të gjithanshëm me integrimin e dy platformave përsa i përket SDI dhe IP workflow. Nëpërmjet CloudAir kemi një përdorim të thjeshtësuar të ndërfaqes duke na dhënë akses nga çdo vend dhe në 24/7 transmetim pa ndërprerje dhe një hapsirë më të madhe dhe të sigurtë.”
Alban Pojani, Menaxheri i Përgjithshëm i DV Group që përfaqëson PlayBox Technology në Shqipëri, ka shtuar: “CloudAir integrohet shumë lehtë dhe në mënyrë efektive me familjen e produktit AirBox Neo. Përfitimet e këtij integrimi përfshijnë kontrollin e kualitetit dhe qasjes më të madhe për menaxhimin e përmbajtjes dhe përgatitjen e një playlist të programuar. Sistemi është shumë i sigurt dhe i jep Tring TV një nga playout-et më moderne të këtij sektori.”