Big Brother Albania 9 nisi mbrëmjen e djeshme rrugëtimin e tij. Banorë të rinj, sfida dhe rregulla të reja, kjo është githçka që do të shohim këtë edicion.

KONKURENTË TË VETËM


Sidrita

 22 Vjeç

Vendlindja: Tiranë

Profesioni: Modele

Sidrita është një vajzë 22 vjeçe, jeta e së cilës është e lidhur me botën e modës. Babai e ka lënë në moshë të vogël, për shkak të një aksidenti dhe që nga ajo kohë ka lidhje të ngushtë me mamanë, motrën dhe vëllain. I pëlqen shumë moda dhe ka marrë pjesë në disa konkurse bukurie, ku është shpallur dhe fituese. “Big Brother” ka qenë një ëndërr për të, që po fillon të bëhet realitet.

 

 

Damiano

Mosha: 26 vjeç

Vendlindja: Berat

Profesioni: Menaxher

Damiano është një djalë 26-vjeçar nga Berati, por që jeton prej shumë vitesh në Suedi. Është rritur në një familje me femra, të cilat janë shumë të rëndësishme për të: gjyshja, mamaja dhe tezja. Ndarja e prindërve dhe dhuna që ka parë në familje, kanë ndikuar shumë në karakterin e tij. Punon si menaxher lokalesh dhe ka shumë dëshirë të shoqërohet me njerëz të famshëm, kjo është dhe një nga arsyet që është në “Big Brother”.

Armela

Vendlindja: Tiranë

Mosha: 21 vjeçe

Profesioni: Modele

Armela ka jetuar gjithnjë me të ëmën dhe lidhja mes tyre është shumë e fortë. I pëlqen shumë modelingu dhe ka luajtur volejboll. Studion për “Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe ka një vëlla nga babi, të cilin e do shumë. “Big Brother” e shikon si mundësi për t’u bërë e njohur dhe si trampolinë për të hyrë në botën e televizionit.

 

Benard

Vendlindja: Lezhë

Mosha: 21 vjeç

Profesioni: Boksier

Bernardi ka lindur në Lezhë dhe jeton prej 2 vitesh në Tiranë. I pëlqen shumë boksi dhe studion në “Universitetin e Sporteve”. Një aksident me makinë në moshën 15 vjeçare e ka ndryshuar shumë dhe që nga ajo është i kujdesshëm për të mos i krijuar problem familjarëve të tij. “Big Brother” për të është një mundësi e mirë si ekonomike dhe promovuese.

 

Xheni

Mosha: 21 vjeçe

Vendbanimi: Itali

Profesioni: Administrim

Xheni ka lindur në qytetin e Lezhës, por që në moshën 3 vjeçare, së bashku me familjen ajo ka emigruar drejt Italisë. Ka përfunduar Shkollën e Mesme për Administrim dhe ka kryer punë të ndryshme në Itali. Familja është shumë e rëndësishme për të dhe ka gjetur gjithnjë mbështetjen e saj, në çdo vendim që ka marrë. I pëlqejnë romancat dhe eksperiencën në “Big Brother” e shikon si një mundësi për të kuptuar eksperienca të reja.

 

 

 

Danjel

Mosha: 26 vjeç

Vendlindja: Tropojë

Profesioni: Student

Danjeli ka lindur në Tropojë, por që kur ishte 6 muajsh jeton në Tiranë. Dëshira e tij për t’u shkolluar është plotësuar më së fundi, pasi provoi disa eksperienca të ndryshme pune. Aktualisht ai studion në Fakultetin e Drejtësisë. Ka një lidhje shumë të ngushtë me familjen, veçanërisht 2 motrat dhe vëllain. Danjeli është një djalë me karakter të fortë e shumë i vendosur dhe këto i sheh si avantazhet e tij për të qenë banor brenda shtëpisë së “Big Brother”.

 

Donjeta

Mosha: 19 vjeçe

Vendlindja: Prishtinë

Profesioni: Pa punë

Donjeta ka lindur në Prishtinë dhe është e përkëdhelura e një familjeje me 7 anëtarë. I pëlqen shumë vetja dhe po aq shumë jeta e natës dhe sporti. Udhëtimet janë një nga gjërat e saj të preferuara dhe ka realizuar shumë udhëtime në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e zi. Bota e televizionit është një nga synimet e saj në jetë dhe dera e parë që po provon për të hyrë do të jetë ajo e “Big Brother”.

 

 

Liridon

Mosha: 33 vjeç

Vendlindja: Prishtinë

Vendbanimi: Prishtinë

Liridoni është 33 vjeç dhe vjen nga Prishtina. Është një tip aventurier dhe i pëlqejnë shumë eksperiencat e reja. Prej kohësh menaxhon një lokal me mikun e tij të ngushtë në Prishtinë. Nuk arriti të përfundonte dot studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, por mendon se ka eksperiencën e duhur të jetës.

 

Fotini

Mosha: 23 vjeçe

Vendlindja: Gjirokastër

Profesioni: Agjente shitjesh

Fotini është një vajzë e lindur në Gjirokastër, por ka jetuar për shumë vite në emigracion me familjen e saj. Tetë vjet më parë prindërit e saj u divorcuan, por edhe pse ajo zgjodhi të jetonte me nënën e saj, nuk mban asnjë mëri me të atin. Momenti më i vështirë në jetën e saj është vdekja e të dashurit të saj, 6 vjet më parë për shkak të një aksidenti automobilistik. Fotinia e dashuron jetën dhe “Big Brother” e sheh si një mundësi për të plotësuar ëndrrën e saj për t’u bërë aktore.

 

Ervini

Mosha: 28 vjeç

Vendlindja: Korçë

Vendbanimi: Tiranë

Ervini është një djalë që ëndrra i është prerë në mes: kur ishte 20 vjeç kreu një operacion në gju, pas të cilit i dha fund karrierës së tij për t’u bërë futbollist. Ervini lindi në Korçë, por prindërit u transferuan në Tiranë, kur ai ishte 3 vjeç. Futja në “Big Brother” mendon se mund të ndryshojë përditshmërinë e tij. I pëlqen të bëhet aktor dhe të mos qëndrojë më në “prapaskenë”.

KONKURENTË ÇIFT


Mosha: 30 vjeçe/26 vjeçe

Vendlindja: Tiranë

Profesioni: Punonjëse Sociale/DeeJay

Ato kanë qenë një çift disa vite më parë, por lidhja e tyre pësoi një ftohje, Takimi në “Big Brother” shihet si një mundësi e dytë për lidhjen e tyre. Kei e pranoi homoseksualitetin e saj në moshën 11 vjeçare dhe për këtë e ka mbështetur edhe familja e saj. Për Vivin pëlqimi për vajzat ka nisur në moshën 16 vjeçare dhe prindërit e kanë mbështetur në këtë zgjedhje të saj. Në “Big Brother” ato kanë shumë për të treguar.

Mosha: 20 vjeçe/22 vjeç

Vendlindja: Korçë

Vendbanimi: Tiranë

Katerina dhe Lupçe janë një çift që vijnë nga Pusteci, edhe pse ata jetojnë në Tiranë. Lupçe është një djalë shumë i hedhur dhe shumë gazmor. Katerina është më e ndrojtur dhe Lupçja për të është gjithçka. Pak vite më parë Lupçe pati një histori me shoqen më të mirë të Katerinës, por ai moment ka kaluar dhe ata mendojnë se ka ardhur koha të sfidojnë veten, me praninë e tyre në “Big Brother”.

Mosha: 28 vjeçe/27 vjeç

Vendlindja: Tiranë

Profesioni: I lirë

Fiorentina dhe Olsi janë një çift që u formuan gjatë audicioneve: Dy persona shumë aktivë dhe me një sens humori të lartë. Fiorentina është tërhequr shumë nga pamja fizike e Olsit dhe batutat e tij plot humor. Ajo është një vajzë shumë e çiltër dhe i pëlqen shumë të qeshë. Olsi ka një dashuri të madhe për futbollin, edhe pse nuk arriti të vazhdonte karrierën e tij me Klubin e Tiranës. Ata mendojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se mund të jenë çifti fitues i “Big Brother”.

Mosha: 23 vjeçe/25 vjeç

Vendlindja: Berat

Vendbanimi: Berat

Jona ka një histori të dhimbshme të jetës së saj. Për shkak të sëmundjeve të rënda humbi njëri pas tjetrit prindërit në moshën 3 dhe 8 vjeç. Që nga ajo kohë jetoi me hallën e saj, që i dha një dashuri të pakufishme prindërore. Kur ishte 14 vjeçe, ajo diagnostikua me kancer dhe pas shumë kimioterapive arriti të mposhtë sëmundjen. Kur ishte 16 vjeçe ajo u njoh me Ademin që është dashuria e parë dhe vetme e saj. Edhe Ademi është një djalë nga Berati, i rritur në një familje të thjeshtë. Jona e Adem kanë një djalë, që e quajnë Artur si babai natyral i Jonës. Ëndrra e tyre është të fitojnë “Big Brother”.

Mosha: 22 vjeç / 26 vjeç

Vendbanimi: Tiranë

Profesioni: Agjente marketingu/student

Gerta dhe Denisi janë njohur në audicionet e “Big Brother”. Qëndrimi mashkullor dhe pamja e jashtme e shtynë Gertën të afrohej më shumë me Denisin. Gerta ka lindur në Delvinë, por jeton së bashku me vëllain dhe motrën në Tiranë, pas vdekjes së nënës së tyre. Gerta është duke përfunduar Masterin, ndërsa punon edhe agjente marketingu. Denisi është nga Elbasani dhe studion për “Marrëdhënie me Publikun”. I pëlqejnë shumë lidhjet e shkurtra dhe është shumë i komunikueshëm.

 

 

 

loading...

KOMENTO