Teknologjia 5G, prezantohet logo e rrjetit ultra të shpejtë

Evolucioni i ardhshëm i tregut të telekomunikacioneve tashmë ka një identitetin e tij. La prossima evoluzione del mercato delle telecomunicazioni ha un volto. 3 Generation Partnership Project (3GPP) ka aprovuar dhe shpërndarë logon zyrtare të rrjetit 5G, standarti i ri i rrjetit ultra të shpejtë. Logo ka shumë ngjashmëri me atë të LTE Advanced Pro dhe ndan disa elementë me logon origjinale të 4G. Valët e vogla tashmë paraqiten në ngjyrë jeshile, e jo më të kuqe, dhe kanë përshtatje akoma më lineare e të theksuar. Qëllimi i këtij ndryshimi, sëbashku me karakterin e fort të shkrimit 5G, është dhënia e një kuptimi më përforcues logos në tërësi dhe identifikimi me të njëjtat parametra të vetë teknologjisë.

Për cfarë do të shërbejë teknologjia 5G?

Teknologjia 5G është gjenerata e ardhshme e rrjeteve mobile ultra të shpejtë. Rrjetet e reja 5G do duhet të suportojnë zhvillimin e botës së Internetit në përdorimin e tij kudo (Internet of Things), përshirë komunikimin e tipit M2M (Machine-to-machine) dhe shërbimet e reja që po zhvillohen në disa sektore të rëndësishme, midis të cilëve automotive, trasporti, manifraktura dhe industria, energjia, shëndetësia, agrikultura dhe media & entertainment, mbi të gjitha shërbimi i përdorimit të videove nga pajisjet mobile e live video.

Përse do të duhet përdorimi i logos 5G?

Prodhuesit e mjeteve në përputhje me rrjetin e ri dhe ofruesit e shërbimeve së shpejti do të fillojnë të përdorin logon 5G duke afirmuar mbështetje të plotë sipas standardeve zyrtare.

Përdorimi i logos 5G është subjekt që miratohet nga 3GPP dhe kompanitë që dëshirojnë të përdorin atë duhet të dërgojnë një email në kevin.flynn@3gpp.org me të dhënat e kompanisë, arsyet dhe vendin në të cilën do të aplikohet.