‎Blind Taste, sezoni i dytë çdo ditë në‬ Vizion Plus

Talent show i kulinarisë ‎Blind Taste‬ do të vijë tashmë në Vizion Plus për të gjithë ata që nuk kanë mundur t’a ndjekin në platformën me pagesë Tring.

Ndryshe nga sezoni i parë Blinde Taste që u transmetua në periudhë kohe të njëjtë edhe në Vizion Plus, sezoni i dytë erdhi si premierë vetëm për abonentët e kanalit tematik Living. Përveç risi në skenarin e formatit, ku pjesë nuk ishin më konkurentë personazhet vip ky edicion vinte ndryshe edhe në skenografi dhe kohëzgjatje transmetimi. Në drejtimin e Florian Agalliut Vizion Plus ka vendosur të risjellë sezonin e dytë duke filluar nga data 29 Gusht, çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 17:50. Një takim javor që do të sjellë argëtim dhe shije në ditët e fundit të sezonit veror. Për të mos u humbur!

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.