Janë cifti më i përfolur i momentit në mediat turke. Prej një muaji shtypi rozë turk konfirmon se aktorët turk Kerem Bursin dhe Serenay Sarikaya janë në një lidhje dashurie.
Cifti i aktorëve janë fytyrat promovuese të firmës ndërkombëtare të xhinseve ‘Mavi’, ku në muajin Prill ata prezantuan koleksionin pranvere-vere 2015.
Flitet se mediat i kanë ofruar aktorëve 65.000 euro vetëm për të fiksuar një foto të kapur dorë për dore, duke konfirmuar kështu lidhjen, por të dy aktorët e kanë refuzuar menjëherë ofertën, për të mos dhënë asnjë përgjigje konkrete nëse janë në lidhje apo jo!








