Një muaj më parë ju informuam se Vizion Plus kishte arritur të merrte të drejtat televizive të serialit turk të momentit Kurt Seyit ve Şura, por në orët e fundit kemi arritur të zbulojmë se ky televizion nuk i zotëron më ekskluzivitetin e transmetimit. TV Klan ka arritur të bëj një ofertë më të mirë produksionit turk Ecchoright, duke fituar të drejtat e transmetimit për sezonin e ri. Spoti i i serialit ka filluar të transmetohet në TV Klan dhe do të filloje së shpejti transmetimin.
Seriali Kurt Seyit ve Şura, është një prodhim i vitit 2014. Sezoni i parë permban 14 episode, ndersa sezoni i dyte pritet te filloje ne kanalin Star Tv, nga muaji shtator.
“Kurt Sejit dhe Shura” (Kurt Seyit ve Şura), është seriali më ri prodhuar nga kompania e filmit turk “Ay Yapim” me protagonist aktorin Kıvanç Tatlıtuğ, i njohur tashmë nga publiku falë roleve të tij në serialet Kuzey Güney, Dashuri e Ndaluar, Ezel etj., dhe aktoren Farah Zeynep Abdullah.
Seriali flet për një histori dashurie midis dy personazheve Kurt Sejit dhe Shura. Ata jetojnë në Rusi një jetë të lavdishme, dhe me pas zhvendosen në Stamboll. Skenari bazohet në romanin e Nermin Bezmen. Nje histori dashurie që daton në vitet 1920. Ndryshimi i bilancit të periudhës në historinë e botës në ngjarje të mëdha për serialin do të kalojë përmes një procesi të gjatë të përgatitjes.
Më poshtë keni mundësi të shihni një trailer me titra në shqip jo zyrtar: