Për të gjithë të apasionuarit e stilit në të gjitha format e tij rikthehet në ekranin e TV Klan emisioni i përjavshëm Jo Vetëm Mode.
Edhe këtë sezon të tretë, bukuroshja Floriana Garo do të jetë në timonin e emisionit me autorë Albert Dumani dhe Dritan Laci.
Moda dhe trendet më të fundit, evente, arkitekturë, kinema, auto-mani, showbiz, intervista ekskluzive, si dhe ngjarjet më të veçanta shqiptare, së bashku me yjet përkatës, rikthehen nga 13 shtatori, çdo të shtunë, ora 20:05 në Tvklan.







