Data 26 është e diela e fundit e vitit dhe të dielave gjithmonë jemi mësuar të shohim spektaklin “Portokalli” në Top Channel i cili këtë sezon është spostuar me 15 minuta vonesë për shkak të serialit “SNOB”.
Sidoqoftë dhe pse në mes të sezonit, spektakli do të shfaqi sonte pjesët më të mira të “Portokalli” dhe jo një show premierë.
E gjitha kjo është bërë për ti lënë hapsirë aktorëve dhe produksionit të spektaklit për tu përgatitur për mbrëmjen e datës 31 Dhjetor, që “Portokalli” do të jetë show shoqërues i natës festive deri në orët e para të mëngjesit.
Portokalli këtë vit duket se ka një audiencë të ulët në ekran, por sidoqoftë duhet thënë se pavarësisht se nuk e shohin spektakli i humorit është një shoqërues tradicional i familjeve shqiptare gjatë mbrëmjes së fundvititit.