Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe një ndër krenaritë e vendit tonë, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e 30-të. Ajo ka lindur më 26 nëntor të vitit 1990.
Me rastin e kësaj dite të veçantë për të, urimet e shumta në rrjete sociale nuk kanë munguar.
E nuk ka munguar as ai i nënës së saj, Vera Ora, e cila zgjodhi një foto të veçantë të Ritës nga fëmijëria për ta uruar.
“Mami s’kishte asgjë kur u shpërngulëm në Mbretërinë e Bashkuar. S’mund të flisja gjuhën,
kisha vetëm familjen time. Kualifikime për mjeke por jo punë!
Pavarësisht çdo vështirësie me të cilën na përballi jeta, ne ia dolëm dhe ti shkëlqeve! Arrite të bëhesh shembulli i kaq shumë vajzave të tjera, duke i treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet me shumë punë dhe vendosmëri. Të dua dhe të uroj gëzuar ditëlindjen Rita Pita!
Urime ditëlindjen nana!”- ka përfunduar ajo në shqip
Shumë urime për Ritën!