IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

I refuzuan pjesëmarrjen në festivalin e RTSH, reagon Kastro Zizo

by IMA Redaksia
2017/11/14
in Evente
Reading Time: 4 mins read
A A
I refuzuan pjesëmarrjen në festivalin e RTSH, reagon Kastro Zizo

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në  ‘Facebook’ një denoncim aspak të të zakontë, ku  bëhet fjalë për dëshminë e kompozitorit dixhital. Berisha pohon publikisht se nga festivali i RTSH-së  është censuruar një këngë për shkak të tekstit.

ADVERTISEMENT

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po censuron artistët, njësoj si në vitet 1970. Ndërkohë, sipas kompozitorit dixhital, kënga që është hequr nga konkurrimi, me urdhër të drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi, do të interpretohej nga Kastro Zizo.

 

Ndërkohë vetë Kastro ka reaguar në Facebook-un e tij duke pohuar në një farë mënyre situatën por duke dhënë shpjegimin se kjo ngjarje nuk duhet të përdoret politikisht.

“Pas shumë mesazheve dhe telefonatave po shkruaj nja dy rreshta: Situata e mos pranimit të këngës sime në festivalin e RTSH nuk duhet përdorur në asnjë mënyrë politikisht.”,- shkruan këngëtari i njohur teksa nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi arsyen e refuzimit.

Në vijim paraqitet teksti i këngës së Kastros që ish-kryeministri ka publikuar në Facebook:

I huaj…

I përgjumur një mëngjes vere
Lash në tavolinë një letër të ftohtë
Duke mbajtur shtrënguar fort lotët
Me fjalët: M’duhet të iki, nuk rri dot

ADVERTISEMENT

Pastaj vazhdova me fjalë të tjera
“M’duket se vendi nuk më përket”
Më prisje që në agim tek dera
Me the: ikja jote larg, po më vret!

S’ka kuptim të qëndrojë këtu
Mjaft me mëshirë për njeriun e lirë
Do endem i huaj, diku,
Se Burgun e mjerimit se kam kapërdirë

Më fute në xhepin e ftohtë
Një shami nëne që thotë lamtumirë
Të duhet të jesh e fortë
Se kjo është krenaria e njeriut të lirë

Ika larg teje atë natë
Si një ëngjëll që nuk kishte më krah
Se kështu më thërrisje i vogël
Isha vecc një djalosh mama

Tani më sheh me maska
Tek endem i vetëm në mërgim
Me ikjen time të vrava,
E shoh vështirë të ketë më kthim

Këtu është ndryshe nëna ime
Është një parajsë me qiell sterr të zi
Njerëzit qëndrojnë herë pas herë dyshe,
Po mes tyre ka shumë vetmi

Dhe unë gjeta punë, shoqe jete
Gjeta mundesinë për pak ngrohtësi
Por kam shumë mallë për rrugët e mjera
Udhëtojë në ëndrra tek shtëpia ku rri ti

Tani kam një djalë të vogël
I kam vënë emrin e vendit tim
Arbër e thërrasin shokët
Dhe ai i huaj këtu në këtë vegim

Mezi sa pres të vij
Të tregojë jetën time të plotë
Do të ishte shumë krenare
Do të gëzoheshe, e heshtur në lotë

Ti me zgjon dreq (djall’), me th’rret të bie, në dëshpërim
Unë i huaj, të ftoj në një vallëzim

Hidhu, kërce me jetën o njeri
Valsin e ëmbël të robërisë
Me shiko me zjarrë në sytë e mi
Do të digjesh si njeri i lirë

Eja të ngjitemi në qiell të dy
Si shtegëtarë pa emër në errësirë
Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty
Që nuk shuhen asnjëherë

Jam i ngopur e dashur
20 vjet vallëzova me shpirtin tim
kërceva valsin si xhonglier nate
dhe askush se kuptojë që ishte vec një film

Tani më duhet të kthehem tek ty
Ka ardhur koha të të kthejë shaminë e ftohtë
Të ecim në pragun e derës të dy
Dhe ti të shpërthesh e lodhur në lotë

Shikoj fytyrën tënde
Dhe eci i ngjathët drejt teje nënë
Më dukesh si atëherë e re
Por sytë e rinisë të kanë lënë

Tani do jemi bashkë
Edhe pse gjumë pranë një shtrati të bardhë
Nuk lëvizë më ajri
Dhe lëkura e ngrohtë e duarve të është tharë.
Ti më zgjon djall, me th’rret të bie, në dëshpërim
Unë i huaj, të ftoj në një vallëzim

Hidhu, kërce me jetën o njeri
Valsin e ëmbël të robërisë
Me shiko me zjarrë në sytë e mi
Do të digjesh si njeri i lirë

Eja të ngjitemi në qiell të dy
Si shtegëtarë pa emër në errësirë
Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty
Që nuk shuhen asnjëherë

Merre jeten tende tregoje si fëmijë
Merre dhe vallëzimin tonë të kercesh në pafundësi
Mos harro nga vjen, mos harro asnjëherë!
Se i huaji në këtë vënd nuk je ti

Eja të ngjitemi në qiell të dy
Si shtegëtarë pa emër në errësirë
Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty
Që nuk shuhen asnjëherë”

/Blitz.al/

Tags: Eventfest 56Festivali i KëngësSali Berisha
Previous Post

Van Damme “bëhet shqiptar”, thërret fjalën “nënë” në Shqip!

Next Post

‘Top Channel’ shkarkon Sokol Ballën!

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
‘Top Channel’ shkarkon Sokol Ballën!

‘Top Channel’ shkarkon Sokol Ballën!

Del videoklipi i “Mos Ma Prekni Pemën” nga Ana Kodra, përfaqësueses së Shqipërisë në Junior Eurovision 2017

Del videoklipi i "Mos Ma Prekni Pemën" nga Ana Kodra, përfaqësueses së Shqipërisë në Junior Eurovision 2017

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA