Alma e Coração është kënga zyrtare që do të shoqërojë Lojërat Olimpike Rio 2016 që do të zhvillohen këtë vit në Rio de Janeiro, në Brazil.
Kënga është realizuar në ritmet samba dhe këndohet nga një prej këngëtarëve më përfaqësues të kësaj muzike Thiaguinho.
Kënga vjen si bashkëpunim me rapper-in Projota, ndërsa videoklipi është xhiruar në vende të ndryshme të Rios, ndër të cilat në Stadiumin Olimpik ku do të zhvillohet pjesa më e madhe lojërave sportive.
Lojërat Olimpike Rio 2016 do të mbahen gjatë muajit gusht, nga data 5 deri në 21 dhe në Shqipëri transmetimi televiziv është ekskluzivitet i RTSH.