Nuk kanë të ndalur intrigat e Ikbal ku tashmë është duke planifikuar paralizimin e përjetshëm të Seher. Neslihan mban fjalën që i dha Sulltanës ku shkoi në shtëpinë e Aliut për Pastrim dhe aty gjen Ferhatin. Ai kërkon ti japi një ndihmë në punët e shtëpisë por Neslihan refuzon.
Sulltana gjen në dhomën e Kirazit, Neslihanin dhe Ferhatin të cilit ishin duke debatuar dhe më pas kishin mbetur në dhomë me pendim.
Ikbal mëson gjëra të reja mbi fizioterapisten dhe përpiqet që ta korruptojë atë. Ikbal e fton atë në dhomë dhe i ofron një çantë të madhe me para. Ikbal përpiqet që ti mbushë mendjen fizioterapistes që ti japi kurë të gabuar Seherit në mënyrë që ajo të mbetet e paralizuar. Sidoqoftë, fizioterapistja nuk pranon mbi këtë marrëzi. Sidoqoftë, Ikbal i rrëfen informacionet që ka për mjeken dhe e kërcënon për rastin kur kjo e fundit kishte marrë para për të paralizuar dikë, duke krijuar kështu një tjetër situatë të ngatërruar./IMA/








