Artisti i madh shqiptar, Ardit Gjebrea një kohësisht moderatori i “E Diela Shqiptare“ në TV Klan gjithmonë ka treguar se ka një influencë shumë të madh tek publiku që e ndjek. Kur të gjithë trojet shqiptare flasin për vendimin dhe padrejtësinë e UEFA-s për kombëtaren shqiptare, edhe Arditi ka dhënë komentin e tijë në rrjetin social facebook duke i bërë thirrje publikut që të mos blejë asnjë produkt me prejardhje nga Serbia. ja se ç’shkruan ai:
Nje mike ne fb tim me emrin Rina Kadolli, shkroi kete koment:
“Krejt bota e ka pa kush e ka fajin po apet na dulem humbs, asht shum keq me nejt kamkryq tu fol kush e ka pas mir e kush keq duht me ba diqka se kshtu kena me met tshtypen sa te ekzistojm.”
Po Rina, ke shume te drejte kur thua: “duhet me ba diqka” dhe une po e jap nje ide:
– Mos te blejme asnje produkt serb neper supermarketet mbushur me ushqime serbe kudo ku jetojne shqipet.
– Mos te blejme asnje krevat serb ku te flene shqipet mbi te.
– Asnje material ndertimi serb nuk mund te ndertoje shtepite e shqiponjave.
…etj,etj,etj!
Ndryshe, me parate qe tregetaret “shqiptare” u cojne serbeve, do te prodhohen perseri arme per te vrare shqiptaret, per sa kohe qe dhjetra mijera vete ne stadium bertisnin – vritini shqiptaret!
A nuk eshte ky nje fillim i madh???
IMA / G. Qerimi








