IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

ArgjiroFest_On, nis sonte Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015. Zbuloni të gjitha detajet e eventit!

by Niko Lako
2015/05/10
in Evente
Reading Time: 7 mins read
A A
ArgjiroFest_On, nis sonte Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015. Zbuloni të gjitha detajet e eventit!

Duke filluar nga sot, 10 Maj 2015 deri në datë 16 Maj 2015, në kalanë e Gjirokastrës mbahet ArgjiroFest_On – Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015.

ADVERTISEMENT

 

Pas 6 vitesh, rikthehet në qytetin muze një nga festivalet më të rëndesishem të muzikës folklorike mbarë shqiptare. Ky edicion do të vijë në transmetim direkt në rrjetin e RTSH. Përveç kanalit kryesor, kanali tematik RTSH Art do të do të jetë kanali zyrtar dedikuar plotësisht ngjarjes për gjatë gjithë javës me emisione dhe lidhje direkte nga ku zhvillohet festivali.

ADVERTISEMENT

Prezantimi

Por cilët do të jenë prezantuesit këtë vit? Rikthehet në ekran pas shkëputjes nga Agon Channel, Anjeza Maja e cila do të ketë përkrahë dy koleget Suela Demiri dhe direkt nga suksesi i Gjeniut të Vogël, një nga prezantueset e reja të momentit Klea Huta.


Festivali ka si qëllim kryesor mbrojtjen, promovimin dhe popullarizimin e vlerave më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh; pasqyrimin më të gjerë të të gjitha gjinive të folklorit dhe vlerave të tij; evidentimin e krijimeve folklorike, me karakter improvizues, lojërave me karakter imitativ, pantonimik e humoristik, krijimeve që lidhen me festat tradicionale popullore dhe ato me karakter ritual; si dhe, risjelljen në vëmendje të krijimeve më të lashta duke ruajtur pastërtinë burimore.

ArgjiroFest-On-calendar.al_

FFKGJ 2015

#ArgjiroFest_ON 2015, një spektakël gjithëpërfshirës, ku qyteti do të jetojë për 24 orë  një festë me muzikë folklorike, kostume, panaire, zeje tradicionale, ekspozita, projeksione filmash, OPEN STAGE me muzikë alternative dhe atelie të kërcimit të valles shqiptare. Pjesëmarrës në skenën e Festivalit të Gjirokastrës 2015 artistët e mirënjohur  Eda Zari, Olen Çezari, Rona Nishliu, Fanfara Tirana, Vikena Kamenica & Keli Band, Robert Bisha & Albanian Polyphonic Choir, grupi polifonik “Inoro” dhe sazet e Janinës, DIVANHANA – Bosnje Hercegovina,  etj, të cilët do të performojnë në orët e natës për të gjithë dashamirësit e muzikës së tyre.

Historiku

Festivali Folklorik Kombëtar është zhvilluar fillimisht në qytetin e Tiranës në vitin 1957 me siglën “Festivali Kombëtar i këngës, muzikës dhe valles”. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968. Pas këtij festivali, në Kalanë e këtij qyteti është zhvilluar rregullisht, çdo pesë vjet, Festivali Folklorik Kombëtar, respektivisht në vitet 1973, 1978, 1983, 1988. Në vitin 1995 FFK u zhvillua në Kalanë e qytetit të Beratit dhe në vitin 2000 FFK rikthehet në qytetin muze të Gjirokastrës. Edhe në vitet 2004 dhe 2009 FFK u zhvillua në qytetin muze të Gjirokastrës, ku morrën pjesë gjithsej rreth 1200 artistë përfaqësues të të gjitha qarqeve, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe nga Diaspora.

Në skenën e FFKGJ 2015 nga grupet konkurruese do të interpretojnë:

Artistë nga Shqipëria

952

Artistë nga Kosova

102

Artistë nga shqiptarët e Maqedonisë

100

Artistë nga shqiptarët e Malit të Zi

50

Artistë në total

1204

Programi i Festivalit

E dielë, 10 Maj

16:30 – Program artistik me fëmijët e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve
Vendi: Qendra Historike Gjirokastër

17:00 – Shfaqje e Cirkut nga Cirku Kombëtar
Vendi: Qendra Historike Gjirokastër

17:30 – Koncert i Bandës së Ushtrisë nga Ministria e Mbrojtjes
Vendi: Qendra Historike Gjirokastër

18:00 – Pritja e Personaliteteve dhe Parada e Kostumeve
Vendi: Qendra Historike Gjirokastër

– Vizitë në Panairin e Produkteve Shqiptare ArgjiroFest_ON Organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Qendra Kombëtare e Panaireve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Vendi: Odeoni

18:30-20:30 -Përshëndetje nga Autoritetet e Larta Shtetërore

Performanca: Qarku Shkodër (Fitues i Festivalit 2009)
Qarku Gjirokastër
Grupi nga Kosova
Vendi: Skena e Kalasë

21:15 -Performancë me të ftuar specialë Eda Zari & Band
Vendi: Skena e Kalasë

E hënë, 11 Maj

10:00 – 18:00 – Panairi i Produkteve Shqiptare “ArgjiroFest_ON
Organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Qendra Kombëtare e Panaireve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Vendi: Odeoni

11:00 – 18:00 – Ekspozitë “Novela Grafike”
– Ekspozitë “Edith Durham”
Vendi: Shtëpia e Skëndulatëve

– Ekspozitë nga Fototeka Kombëtare Marubi
– Ekspozitë “Arti i Felturës”
Vendi: Hotel Çajupi

– Ekspozitë nga artistë gjirokastritë
organizuar nga Prefektura, Bashkia dhe Qarku Gjirokastër
Vendi: Shtëpia e Babametove

12:00 – 14:00 – Skena e hapur
– Atelie e Valleve
Vendi: Sheshi “Fantazia”

12:00- 24:00 -Panairi i Kulinarisë
organizuar nga Shoqata “Njerëz dhe Ide”
Vendi: Qendra Historike Gjirokastër

18:30 -Projeksione nga Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit
Vendi: Kala

19:00 – 20:30 – Koncert me grupe nga:
Mali i Zi
Qarku Fier
Qarku Dibër
Vendi: Kala

21:15 – Koncert me të ftuar specialë Divanhana Bosnia & Hercegovina
mbështetur nga SIGAL
Vendi: Kala

E martë, 12 Maj

10:00 – 18:00 – Panairi i Produkteve Shqiptare “ArgjiroFest_ON”
Organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Qendra Kombëtare e Panaireve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Vendi: Odeoni

11:00 – 18:00 – Ekspozitë “Novela Grafike”
-Ekspozitë “Edith Durham”
Vendi: Shtëpia e Skëndulatëve

– Ekspozitë nga Fototeka Kombëtare Marubi
-Ekspozitë “Arti i Felturës”
Vendi: Hotel Çajupi

– Ekspozitë nga artistë gjirokastritë
mbështetur nga Prefektura, Bashkia dhe Qarku Gjirokastër
Vendi: Shtëpia e Babametove

12:00- 14:00 – Skena e hapur
– Atelie e Valleve
Vendi: Sheshi “Fantazia”
12:00- 24:00 -Panairi i Kulinarisë
organizuar nga Shoqata “Njerëz dhe Ide”
Vendi: Qendra Historike Gjirokastër

18:00 -Projeksione nga Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit
Vendi: Kala

18:30 -Grupe përshëndetëse nga diaspora shqiptare në Zvicër
“Rapsodët”, “Ilirët”,“Dardania”,“Shota”
Vendi: Kala

19:00- 20:30 -Koncert me grupe nga:
Maqedonia
Qarku Durrës
Qarku Korçë
Vendi: Kala

21:15 -Koncert me të ftuar specialë Grupi Polifonik “Inoro” dhe sazet e Kosta Verdhit nga Janina, Greqi
Vendi: Kala

E mërkurë, 13 Maj

10:00 – 18:00 – Panairi i Produkteve Shqiptare “ArgjiroFest_ON”
Organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Qendra Kombëtare e Panaireve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Vendi: Odeoni

11:00 – 18:00 – Ekspozitë “Novela Grafike”
-Ekspozitë “Edith Durham”
Vendi: Shtëpia e Skëndulatëve

– Ekspozitë nga Fototeka Kombëtare Marubi
-Ekspozitë “Arti i Felturës”
Vendi: Hotel Çajupi

– Ekspozitë nga artistë gjirokastritë
mbështetur nga Prefektura, Bashkia dhe Qarku Gjirokastër
Vendi: Shtëpia e Babametove

12:00- 14:00 – Skena e hapur
– Atelie e Valleve
Vendi: Sheshi “Fantazia”

12:00- 24:00 -Panairi i Kulinarisë
organizuar nga Shoqata “Njerëz dhe Ide”
Vendi: Qendra Historike Gjirokastër

18:30 -Projeksione nga Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit
Vendi: Kala

19:00 – 20:30 – Koncert me grupe nga:
Qarku Kukës
Qarku Berat
Vendi: Kala

21: 15 – Koncert me të ftuar specialë:
Ansambli “Shota”
Grupi “Palava” mbështetur nga Ambasada e Republikes Çeke
Vendi: Kala

E enjte, 14 Maj

10:00 – 18:00 – Panairi i Produkteve Shqiptare “ArgjiroFest_ON”
Organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Qendra Kombëtare e Panaireve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mireqenies Sociale dhe Rinisë
Vendi: Odeoni

11:00 – 18:00 – Ekspozitë “Novela Grafike”
– Ekspozitë “Edith Durham”
Vendi: Shtëpia e Skëndulatëve

– Ekspozitë nga Fototeka Kombëtare Marubi
– Ekspozita “Arti i Felturës”
Vendi: Hotel Çajupi

– Ekspozitë nga artistë gjirokastritë
mbështetur nga Prefektura, Bashkia dhe Qarku Gjirokastër
Vendi: Shtëpia e Babametove

-Ekspozitë Folklore & New Media
organizuar nga Tulla Culture Center
Vendi: Zona e Pazarit të Vjetër

12:00 – 14:00 – Skena e hapur
-Atelie e Valleve
Vendi: Sheshi “Fantazia”

12:00- 24:00 -Panairi i Kulinarisë
organizuar nga Shoqata “Njerëz dhe Ide”
Vendi: Qendra Historike Gjirokastër

18:00 -Projeksione nga Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit
Vendi: Kala

18:30 -Grupi përshëndetës “Vjesh” nga Arbëreshët e Italisë
mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës
Vendi: Kala

19:00 – 20:30 -Koncert me grupe nga:
Maqedonia
Qarku Tiranë
Qarku Lezhë
Vendi: Kala

21:15 -Performancë nga:
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore
Vikena Kamenica & Keli Band
Vendi: Kala

E premte, 15 Maj

10:00 – 18:00 – Panairi i Produkteve Shqiptare “ArgjiroFest_ON”
Organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Qendra Kombëtare e Panaireve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Vendi: Odeoni

11:00 – 18:00 – Ekspozitë “Novela Grafike”
-Ekspozitë “Edith Durham”
Vendi: Shtëpia e Skëndulatëve

– Ekspozitë nga Fototeka Kombëtare Marubi
– Ekspozitë “Arti i Felturës”
Vendi: Hotel Çajupi

-Ekspozitë “Turqia në UNESCO”
organizuar nga Instituti Junus Emre dhe Qendra Kulturore e Turqisë
Vendi: Hotel Çajupi

– Ekspozitë nga artistë gjirokastritë
mbështetur nga Prefektura, Bashkia dhe Qarku Gjirokastër
Vendi: Shtëpia e Babametove

-Ekspozitë Folklor & New Media
organizuar nga Tulla Culture Center
Vendi: Zona e Pazarit të Vjetër

12:00 – 14:00 – Skena e hapur
-Atelie e Valleve
Vendi: Sheshi “Fantazia”

12:00- 24:00 -Panairi i Kulinarisë
organizuar nga Shoqata “Njerëz dhe Ide”
Vendi: Qendra Historike Gjirokastër

18:00 -Projeksione nga Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit
Vendi: Kala

18:30 – Grupi “Bashkimi Kombëtar”dhe “Gjergj Kastrioti” nga diaspora shqiptare në Amerikë
Vendi: Kala

19:00 – 20:30 -Koncert me grupe nga:
Kosova mbështetur nga Ministria e Kulturës, Kosovë
Qarku Elbasan
Qarku Vlorë
Vendi: Kala

21:15 – Koncert me të ftuar specialë Fanfara Tirana
Vendi: Kala

22:00 – Performancë DJ The Funky Villainz
Vendi: Zona e Pazarit të Vjetër

E shtunë, 16 Maj

10:00 – 18:00 – Panairi i Produkteve Shqiptare “ArgjiroFest_ON”
Organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Qendra Kombëtare e Panaireve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Vendi: Odeoni

12:00 – 14:00 – Skena e hapur
-Atelie e Valleve
Vendi: Sheshi “Fantazia”

12:00- 24:00 – Panairi i Kulinarisë
organizuar nga Shoqata “Njerëz dhe Ide”
Vendi: Qendra Historike Gjirokastër

19:00 – Mbrëmja Gala dhe Ndarja e Çmimeve
-Koncert me të ftuar specialë: Robert Bisha, Hysni Zela & Albanian Iso-Polyphonic Choir, Olen Cezari, Rona Nishliu dhe mjeshtrat e muzikës popullore Merita Halili & Raif Hyseni, Gëzim Nika, Eli Fara, Petrit Lulo
Vendi: Skena e Kalasë

23:00 – Performancë DJ The Funky Villainz
Vendi: Zona e Pazarit të Vjetër

Tags: Anjeza MajaArgjiroFest_OnFestivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015Klea HutaRTSHRTSH ArtSuela Demiri
Previous Post

Seks çdo ditë në Big Brother! A po teprohet dhe ç’thonë të afërmit?

Next Post

Valdrin Sahiti zbulon fustanin që do të vesh Elhaida Dani në Eurovision Song Contest!

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
Valdrin Sahiti zbulon fustanin që do të vesh Elhaida Dani në Eurovision Song Contest!

Valdrin Sahiti zbulon fustanin që do të vesh Elhaida Dani në Eurovision Song Contest!

Agon Channel nën lupën e emisionit investigativ Report ne Rai 3

Agon Channel nën lupën e emisionit investigativ Report ne Rai 3

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA