Arilena Ara po punon me fitues të Grammys për këngën e saj në Eurovision

Arilena Ara ka nisur tashmë përgatitjet për t’u përfaqësuar në Eurovizion me këngën “Shaj”.

Më herët ajo zbuloi se “Shaj” do të vijë në versionin anglisht.

Kënga e saj “Shaj” do të vijë në një version të përpunuar dhe ajo po punon fort me dy producentë të cilët janë shpallur fitues të çmimeve “Grammy” me projektet e tyre.

Versioni anglisht i këngës “Shaj” po punohet dhe riorkestrohet në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë.

Arilena do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe është e 18-ta në radhë.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.