Mund te kete qene edhe i merzitshem, por jo i padukshem. Ose të paktën jo në mbrëmjen finale dhe shpalljes së fituesit, që për çudi, nuk është Francesco Renga, si një nga të preferuarit e publikut. Festivalin e Sanremo 2014 e fiton Arisa me këngën “Controvento”. Edicioni i 64° i këngës ne Rai 1 shkon, pikërisht, tek ajo që e hapi këtë Sanremo, si një nga artistet big që këndoi natën e parë.
Për Arisen erdhi momenti i duhur për t’u shpërblyer në këtë kompeticion, pas fitores së vendit të dytë në Sanremo 2012 dhe fitores së çmimit të parë në kategorinë e të rinjëve me këngen “Sincerità” në Sanremo 2009, nga ku filloi edhe karriera e saj muzikore.
Cmimi i dytë shkoi për Renzo Rubino me këngën “Ora” dhe i treti për Raphael Gualazzi ft. The Bloody Beetroots me këngën “Liberi o no”.