Tashmë një rival i ri do ti shtohet Netflix dhe iTunes, tashmë e ka radhën gjigandi mediatik BBC i cili sapo ka lançuar projektin e tij BBC Store.
Duke filluar që nga 5 Nëntori, mund çdokush mund të blej duke i shkarkuar, në të mund të shihen të gjitha programet dhe prodhimet e BBC duke përfshirë këtu edhe ato që shpesh janë bllokuar nga vetë BBC.
Oferta e parë që ky projekt lançoi përmban 7,000 programe të cilat mund të transmetohen ose shkarkohen nëpërmjet PC apo Mac për të parë kur nuk keni akses në internet. Por nuk jane harruar as përdoruesut e Android dhe Apple, pasi BBC do të ofrojë edhe mundësinë për ti parë ato online nga paisjet celulare.
Në fakt, lançimi i këtij projekti do të sjelli humbje kolosale në shitjen e programeve në formatin DVD. Por edhe një lajm i keq për Netflix dhe Amazon Prime si dhe iTunes, gjigandët e transmetimeve VOD, pasi programet e BBC janë një ndër më të kërkuarit në mbarë botën ku do shumica e përdoruesve të tyre mund ti drejtohen sherbimit BBC Store, gjë e cila mund të shkaktojë edhe humbje në të ardhurat e tyre.
IMA