Ka përfunduar edhe aventura e Agon Channel Italia. Pas disa përpjekjeve të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti për të mbajtur gjallë versionin italian të kanalit që themeloi pas atij shqiptar, tashmë mund të themi pas më së paku se 2 vite transmetim se edhe Agon Channel Italia ka “perënduar”.
Sipas një shkrimi në gazetën italiane Italia Oggi është arritur një marrëveshje për shitjen e kanalit LCN 33 ku transmetonte emetuesi italo-shqiptar AGON CHANNEL në pronësi të Francesco Becchetti.
Blerësi është grupi amerikan SCRIPPS i pranishëm në tregun mediatik italian me kanalin FINE LIVING. Shifra për të cilën Becchetti ka rënë dakord, lexohet në gazetën Italia Oggi, është 10,4 milion Euro.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim!