Bavarian media authority BLM has granted Turner Broadcasting System Deutschland and NBC Universal Global Networks Deutschland broadcast licenses for six international TV channels each.
Autoriteti i Medias Bavareze BLM i ka dhënë Turner Broadcasting System Deutschland dhe NBC Universal Global Networks Deutschland licensat e transmetimit për gjashtë kanale televizive ndërkombëtare.
Turner Broadcasting mori licensën për TCM (Irlandë / Maltë), TCM (Greqi), TCM (Francë), WBTV (Francë), TNT (Poloni) dhe TNT (Rumani) ndërsa NBC Universal iu dha licenca për Syfy, E! Entertainment (2x), 13 Ulica, SCIFI dhe DIVA. Të gjitha kanale PayTV
Meqenëse licensat e lëshuara nga autoriteti e medias në Mbretërinë e Bashkuar, Ofcom, nuk mund të shërbejë më si bazë ligjore për transmetim në Evropë pasi Britania të Largohet nga BE (Brexit), Turner Broadcasting dhe NBC Universal kanë aplikuar për leje të reja në BLM.
Edhe pse kanalet nuk transmetojnë në Gjermani, por në shtete të tjera anëtare të BE-së, BLM është ende përgjegjëse: Zyrat qendrore të të dy aplikantëve janë të bazuara në Mynih dhe Bavari, dhe vendimet editoriale për programet e tyre janë bërë këtu gjithashtu. Sipas BLM, të dy kompanitë po planifikojnë të krijojnë vende të reja pune në Mynih, kur puna të nisë.
Sipas legjislacionit të BE, nëse një kompani mediatike ka licensë transmetimi brenda një territori të Bashkimit Europian, atëherë kjo kompani mund të transmetojë ligjërisht edhe në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian./IMA/