Arjon Luli dhe Serena Sula kanë qenë të ftuar si çift në #EXPULS përballë gazetarit Ronaldo Sharka, në ekranin gjeneralist të RTV Ora.
Të pyetur nga moderatori Sharka nëse lidhja e tyre është thjeshtë për show dhe për të rritur numrin e ndjekësve, ato shprehën me bindje të kundërtën:
“Në fillim dyshonin. Ti kë të drejtë për këtë, por vetëm koha e vërteton diçka të tillë. Ka shumë çifte, sidomos këto kohët e fundit që i bëjnë gjërat vetëm për famë, do na shohin shumë gjatë bashkë”– u shpreh ai.








