Marrëdhënia e Dafina Zeqirit me nënën e saj është sa e fortë aq edhe e bukur, gjë që tashmë dieht shumë mirë nga fansat dhe ndjeskësit e saj në Instagram, ku këngëtarja i bën asaj dedikime herë pas here e falenderon për gjithçka.
Për artisten nuk ka qenë e lehtë periudha e fëmijërisë, sidomos pasi i ati është larguar dhe mamasë së saj i duhej që çdo gjë ta bënte vetë, gjë të cilën e arriti me sukses dhe për këtë Dafina e quan si gruaja më e fortë në botë.
Edhe në një prej postimeve të fundit në Instagram, këngëtarja ka zgjedhur disa fjalë speciale për të ëmën, të cilën e quan: “Mbijetuese, luftëtare, ëngjëll”
”Gruaja që më mësoi t’i bëj ballë çdo gjëje dhe të bëj mirë, pavarësisht se sa të këqinj njerëzit mund të jenë. Karma do gjejë gjithmonë një mënyrë si t’i përgjigjet- shkruan Dafina.









