Ndërsa dje skandalizoi me procesin e votimit ku kodi i votimit erdhi 2 orë pas mbylljes së tij RTSH ka gjetur alternativën emergjente për të përcaktuar fituesin e Fest 55.
Andri Xhahu, moderatori i Dhomës në Backstage ka bërë me dije se votimi këtë herë do të zhvillohet nëpërmjet faqes në Facebook të festivalit, “Festivali i Këngës në RTSH”.
Ndërkohë festivali nisi me një pauzë disa minutëshe pasi teknika e eventit dështoi në transmetimin në kohë të halogramës së Vaçe Zelës, duke u detyruar kështu që në rrjetin e RTSH të ndërprisnin transmetimin duke kaluar në hapsirë publicitare.
/www.imalbania.com/