Digitalb feston 10 vjetorin në Prishtine

Platforma televizive Digitalb në kuadër të aktiviteteve për 10 vjetorin e krijimit, organizon në Prishtinë një koncert madhështor me yjet e muzikës shqiptare.

Koncerti që do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” më datë 28 Maj 2014 ora 21.00 organizohet në bashkëpunim me platformën kabllore IPKO. Në skenën madhështore do të ngjiten emrat më të mirë të skenës shqiptare, si: Samanta Karavella, Mariza Ikonomi, Dren Abazi, Andos, NRG Band, K.OS, Klajd Haruni, Eneda Tarifa dhe Flori Mumajesi.
 
Spoti televiziv