“Shqipëria në Euro 2016” ky është lajmi i ditës në mediat shqiptare dhe jo vetëm, ëndrra e shumë dëshiruar nga të gjithë, tashmë është realitet. Kualifikimi historik i Shqipërisë në kampionatin e futbollit, ka bërë që kudo të buçasë hareja dhe gëzimi.
Atmosferës festive e cila ka mbuluar vendin dhe mbarë diasporën shqiptare këto orë do i bashkohet edhe Digitalb këtë të Hënë , ora 14:00, do të prganizojë në sheshin “Nënë Tereza” një koncert me pjesëmarrjen e Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës por edhe shumë artistëve të tjerë.
©IMA/ J.Kasaj