IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Ehh mam, veshe një kostum e se ndërrove më”/Dedikimi prekës i gazetarit për të ëmën

by IMA Redaksia
2020/08/18
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
“Ehh mam, veshe një kostum e se ndërrove më”/Dedikimi prekës i gazetarit për të ëmën

Gazetari Denis Dyrnjaja i ka dedikuar disa fjalë prekëse të nënës së tij, në 70 vjetorin e saj të lindjes.

ADVERTISEMENT

Ai shkruan se në 10 vjeçarin e fundit gjërat për ne të gjithë në familje s’kanë qenë të lehta, veçanërisht për të ëmën e tij pas shokut shëndetësor që nga ishemia cerebrale, që i mori krahun dhe këmbën e majtë, por nuk i mposhti dot zemrën e fortë, të bardhë e të mirë për këdo që njohe e të njohu në jetë.

“Mirësia rrugëton me ty prej se ke ardhur në këtë jetë dhe pse nuk u rrite ne luks e nuk jetove në luks, ti e dije çfarë është e bukura dhe e duhura.” shkruan gazetari për të ëmën.

Postimi i plotë:

ADVERTISEMENT

Mam 70!

Mam për ty sot mbërriti 70 vjetori i lindjes. Ditë të tilla për ne nuk janë ditë banketesh. Ato, ka vite që kemi kuptuar se nuk janë aq të rëndësishme, sesa vetë fakti i ekzistencës, prezencës dhe qenies tënde në këtë jetë. Në 10 vjeçarin e fundit gjërat për ne të gjithë në familje s’kanë qenë të lehta, veçanërisht për ty pas shokut shëndetësor që pësove 8 vite shkuar, nga ajo ishemi cerebrale, që të mori krahun dhe këmbën e majtë, por nuk të mposhti dot zemrën, atë zemër të fortë, të bardhë e të mirë për këdo që njohe e të njohu në jetë. Egoja dhe dëshira e çdo fëmijeje është që prindërit e tij të jenë më të mirët. Për ty, unë se kam më këtë ego, se që prej së fillova të kuptoj e të jem koshient u preha në bindjen time se ti ishe më e mira sepse aspiroje gjithnjë më të mirën. Nuk po shkruaj fjalë e rreshta për hipokrizi, s’do ta bëja kurrë këtë duke ditur se ti nuk je natyrë e lajkave. Je e thjeshtë ti mam. Je siç unë dua dhe siç më bën krenar e të lumtur. Mirësia rrugëton me ty prej se ke ardhur në këtë jetë dhe pse nuk u rrite ne luks e nuk jetove në luks, ti e dije çfarë është e bukura dhe e duhura. I realizoje ato edhe kur nuk ishte mundësia. Familja për ty është mbi gjithçka, është e shenjtë siç shkruhet në librat e zotit. Dhe për familjen t’i dedikove jetën dhe gjithë energjinë tënde të pafundme. Ehhh mam, mam…veshe një kostum e se ndërrove asnjëherë më, të gjithë me atë kostum të mbajnë mend, është “Kostumi i Modestisë”. Sot nuk të mora leje për këto rreshta. Është rasti kur nuk i merret leje as zemrës për fjalët që do të thotë, e ka aq shumë për të thënë e ç’të thotë më parë.. Kurrë nuk kërkove vëmendje, por ajo ishte gjithnjë te ty falë thjeshtësisë e mirësisë tënde. Këto ishin binarët e pasurisë tënde dhe e pasurisë sonë familjare. Ah sa shumë ka dhënë nga ajo pasuri e pafundme, shpirti yt. Unë e di shumë mirë, se ne kemi ecur për dore të dy, që kur këmbët e mia filluan të më mbajnë dhe ti nuk më ndave më prej vetes e unë s’u ndava më prej teje. Kemi përshkruar mijëra kilometra bashkë. Shumë… E këtë lidhje se ndau dot as vdekja, kur erdhi me vrull dhe pabesisht për të të marrë, një ditë nëntori e ti si gjithnjë nuk mendove për veten, nuk doje të më prishje gjumin, si mendon nëna për fëmijën që prej së lind dhe e mbajte sikletin për vete derisa për herë të parë u rrëzove në dysheme. Ti ndër vite ishe sëmurë por se shfaqe kurrë, sakrifikoje në heshtje. Në sytë tanë ishe njeri i pamundshëm, nuk mund të të prekte as një sëmundje dhe të të mundte asgjë. Por ky mit që ishte kultivuar pa kuptuar u rrëzua papritur. Një ditë nëntori mortja kishte hyrë pa trokitur, në shtëpinë tonë dhe po përpiqej të të merrte pabesisht, por nuk ja doli. Ne ishim bashkë si gjithnjë dhe arritëm fitoren më të madhe të ekzistencës, ngadhënjyem mbi vdekjen. Ah mam sa kam mësuar prej teje. Betejat i fitoje shpesh vetëm. Intuita, dinamika dhe energjia të karakterizonin të kishin temperuar besimin se gjithçkaje i dilet. Dhe unë po shkel shtigjeve të tua. Me pamundësinë tënde fizike shumë gjëra janë ndryshe, por edhe kjo prapë ska asnjë rëndësi kur mendon se je mes nesh. Dhe gjithashtu prej kur ne fituam betejën për jetën, unë e uroj ndryshe ditëlindjen. Nuk them u bëfsh 100 vjeç, se më duket se të caktoj moshë, por them edhe për shumë vjet ditëlindjen. Sot 70, edhe për shumë vjet mam qofsh me mua dhe me ne. Ti e di sa shumë të du!

Source: fjala.al
Previous Post

Fillimi i shkollave, Kosova merr vendimin javën e ardhshme

Next Post

Covid-19/ “Novavax” nis fazën e dytë të provave klinike në Afrikën e Jugut

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Covid-19/ “Novavax” nis fazën e dytë të provave klinike në Afrikën e Jugut

Covid-19/ “Novavax” nis fazën e dytë të provave klinike në Afrikën e Jugut

Can Yaman përfundon në gjykatë, ja për çfarë akuzohet aktori

Can Yaman përfundon në gjykatë, ja për çfarë akuzohet aktori

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA