Ejlyl dhe Ali martohen, një fund i lumtur dhe me lot i “Luleve të vetmuara”

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Ejlyl dhe Ali vendosin të martohen dhe mbajnë një dasmë. Pas kaq kohësh vajzat janë të lumtura edhe pse u mungon Songyli.

Gynej pas vdekjes së Songylit nuk ka lënë njeri tjetër të hyjë në jetën e tij. Vajza e tyre gjen në laptop një videomesazh që Songyl ia ka lënë Gynejit.

Ky i fundit habitet dhe përlotet kur e dëgjon. Ali vonohet në dasmë dhe të gjithë shqetësohen. Gynej vendos të rikthehet pranë miqve të tij dhe bëhet dëshmitar në dasmën e Ejlylit dhe Aliut.

Gynej u tregon vajzave videomesazhin e Songylit. Songyl u kërkon motrave të saj të mos mërziten për të dhe të kujdesen për vajzën e saj.

Vajzat i premtojnë njëra-tjetrës se çfarëdo që do tu ndodhë në jetë ato do jenë të lumtura bashkë. Seriali mbyllet me Ejlylin, Kaderin, Xhemrenë dhe Meralin që luajnë me vajzën e Songylit teksa ajo i sheh e lumtur nga parajsa.

Burimirevistawho.com
Artikulli paraprakGreva e kontrollorëve në Rinas, Balluku: Kontrollorët kërkojnë paga 4 mijë dollarëshë, marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait
Artikulli tjetër