Tashmë u bë një zakon i shtuar që për çdo emision shqiptar të ketë secili portalin e tij kryesisht gjeneralist, për të nxjerrë edhe më shumë të ardhura nga promovimi që i bëjnë në televizionet përkatëse me një audiencë mjaft të gjerë.
Pas portaleve të televizioneve të njohura, edhe Stop ka hapur portalin e vet por si një nënfaqe të uebsajtit zyrtar të TV Klan.
Stop.Tvklan.al vjen me një design responsiv dhe mjaft i thjeshtë, duke vendosur në qendër të vëmëndjes vetë emisionin dhe pa dalë nga korniza që ka si karakterstikë.
Ngjyrat dominante në të janë e kuqja, e bardha dhe e zeza, këto të njejtat me ato të logos së formatit, ndër më të ndjekur në Shqipëri.