Vetëm disa javë para fillimit të spektaklit të festivalit ndërkombëtar të “Eurovision Song Contest”, përfaquesja e Shqipërisë në këtë event, Eneda Tarifa ka nisur turin e saj ndërkombëtar.
Ndërsa destinacionet e para ishin Kosova dhe Amsterdami, këngëtarja do t’i drejtohet më pas edhe Londrës dhe TelAvivit për të siguruar kështu votat e shikuesve nga mbarë Europa.
Ajo do të këndojë në vendin e 18-të, e para fundit, në natën gjysmëfinale të “Eurovision” i cili do të mbahet këtë vit në Stolkhom të Suedisë.
Copyright IMAlbania.com