Eurovision Song Contest 2015, sonte finalja e madhe në rrjetin e RTSH. Ja si të votoni për Elhaida Danin!

Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e edicionit të 60 të Eurovision Song Contest, kompeticioni europian i këngës do të shpall sot fituesin midis 27 artistëve në garë që përfaqësojnë shtetet e tyre që mundën te kualifikohen. Elhaida Dani, përfaqësuesja e Shqiperisë do të këndojë e 26 këngën “I’m Alive”.

Çdokush që jeton jashtë territorit të Shqipërisë ka mundësi të votojë për këngën shqiptare duke dërguar një mesazh në numrat përkatës të telefonit të cilët do të shfaqen në televizionet e vendeve ku jetoni.
Sonte ju mund të votoni për këngën “I’m alive“ nga Elhaida Dani me kodin #26

 

Numrat e telefoni të 32 shteteve nga mund të votoni për Elhaida Danin me këngën ‪#‎ImAlive‬

 

11114754_928470523839788_5377870469443518311_n

Eventi i cili zhvillohet në Stadt Halle të Vienës (Austri), do të transmetohet direkt në rrjetin e RTSH duke filluar nga ora 21.00. Ashtu si dy netët gjysëmfinale, mbrëmja do të vij në komentin e Andri Xhahu i cili do të prezantojë edhe pikët e dhëna nga publiku shqiptar.

cover_andri-xhahu-esc-2015

Përveç rrjetit televiziv (TVSH, RTSH HD, RTSH Muzikë) festivali do të transmetohet edhe në valet e Radio Tirana.

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.