Festivali i filmit në Kanës do t’i japë fund traditës prej dekadash vitin e ardhshëm duke dhënë çmimin e saj të lartë të Palme d’Or të shtunën ndryshe nga të dielën, sipas organizatorëve.
“Festivali po fillon një periudhë të re në historinë e vet”, tha presidenti i eventit Pierre Lescure për tronditjen, të cilën ai shpresonte se do të “ribalancojë dhe do të sjellë energji të re”.
Edicioni i 71-të i festivalit më të madh dhe më prestigjioz të filmit në botë tani do të fillojë më 8 maj 2018, ditë e martë, ndryshe nga e mërkura që ishte dita tradicionale.
Organizatorët e festivalit thanë se mbajtja e ceremonisë së çmimeve natën e së shtunës gjithashtu do të “jepte ekspozimin më të mirë të mbylljes së aktivitet” dhe do t’u lejonte një “red carpet” më madhështor./IMAlbania.com/